Ish-komandanti i UÇK-së dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga PDK, Rrustem Mustafa – Remi, është i bindur se në afat rekord  Kosova do ta ketë qeverinë e saj.

Remi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “në afat rekord pas përfundimit te procesit zgjedhor do të kemi formimin e Qeverisë nga PDK dhe koalicioni fitues me kryeministër Ramush Haradinaj...”, transmeton Telegrafi.


Postimi i plotë i Mustafës:“Në afat rekord pas përfundimit te procesit zgjedhor do të kemi formimin e Qeverisë nga PDK dhe koalicioni fitues me kryeministër Ramush Haradinaj... Mentaliteti me performanca të dobëta, jo krijuese, zhvilluese, në raport me interesat publike e shoqërore, do të largohen nga qeverisja...”, ka shkruar Remi.

Ndryshe, ish deputeti Mustafa edhe gjatë vitit 2014, në kohën kur Kosova hyri në krizë institucionale pas zgjedhjeve dhe kur u krijua koalicioni VLAN, ishte këmbënguës dhe insistonte se Qeverinë do ta krijojnë PDK dhe LDK. /Telegrafi/