LAJMI I FUNDIT:

“Lajm i rremë”, Haaland përgënjeshtron zërat se harxhoi 500 mijë euro dhe i la kamerierit 30 mijë euro bakshish

“Lajm i rremë”, Haaland përgënjeshtron zërat se harxhoi 500 mijë euro dhe i la kamerierit 30 mijë euro bakshish

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland i ka përgënjeshtruar zërat rreth shpenzimeve enorme dhe një bakshishi të madh gjatë pushimeve të tij verore, teksa nuk ka hezituar t’i cilësoj si ‘lajme të rreme’.

Haaland është një nga emrat më të përfolur në futbollin evropian tani, teksa po lidhet shumë me një transferim te Real Madridi këtë verë.

Forma e tij e mirë dhe golat e shumtë kanë bërë që norvegjezi të fitojë vëmendjen e të gjithëve me talentin e tij.


Megjithatë, Haaland ka ‘pushtuar’ ballinat edhe me pushimin e tij veror në Greqi apo më saktë në ishullin e Mykonos.

As më pak e as më shumë se sa 30 mijë euro bakshish për kamerierët - Haaland shpenzoi 500 mijë euro brenda gjashtë orëve në Mykonos
Lexo po ashtu As më pak e as më shumë se sa 30 mijë euro bakshish për kamerierët - Haaland shpenzoi 500 mijë euro brenda gjashtë orëve në Mykonos

Sot (e shtunë) në mëngjes u përhap një thashetheme nga gazeta sportive greke Sportime dhe nga gazetari Stefan Bienkowski, se ylli i Dortmundit kishte shpenzuar 500 mijë euro për gjashtë orë në një restorant në ishullin e Mykonos dhe përfundoi duke lënë një bakshish prej 30 mijë eurosh për stafin.

Haaland nuk u vonua shumë dhe u përgjigj pasdite, duke e quajtur këtë raportim si një lajm të rremë me anë të një postimi nga profili i tij zyrtar në Twitter.

Por, ky lajm nuk pritet të jetë i fundit për Haaland, pasi emri i tij do të jetë ndër më të nxehtit në listën e transferimeve këtë verë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

La Liga
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Klubi i Ligës Premier shfaqet si pretendent për të nënshkruar me Endrick

Klubi i Ligës Premier shfaqet si pretendent për të nënshkruar me Endrick

Premier League
Përgjigja e Osimhen kur u pyet nëse do t'i bashkohet Man United këtë verë po bëhet virale

Përgjigja e Osimhen kur u pyet nëse do t'i bashkohet Man United këtë verë po bëhet virale

Premier League
Alvaro Morata zbulon arsyen befasuese pse nuk qëndroi gjatë tek Milani

Alvaro Morata zbulon arsyen befasuese pse nuk qëndroi gjatë tek Milani

Ndërkombëtare
Chelsea befason të gjithë, cakton çmimin e Cole Palmer për t'u ndarë verën e ardhshme

Chelsea befason të gjithë, cakton çmimin e Cole Palmer për t'u ndarë verën e ardhshme

Premier League
Kalo në kategori