LAJMI I FUNDIT:

Lajçi: Korrigjimi i kufijve është debat global

Lajçi: Korrigjimi i kufijve është debat global

Driton Lajçi, këshilltar i kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka vlerësuar se finalja e dialogut Kosovë-Serbi nuk mund të realizohet pa unitet politik të brendshëm.

“Në qoftë se ndërrimi i pushtetit e zhbllokon situatën do te isha shumë i lumtur. Por, jam skeptik. Edhe nëse LDK-ja apo VV-ja të jenë në pushtet, është e pamundshme që kjo të arrihet pa një konsensus”, tha Lajçi, në Info Magazine të Klan Kosovës

Duke diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi, Lajçi vlerësoi se nuk ka mungesë transparence.


“Në kuadër të negociatave është një pjesë e konfidencialitetit dhe e aspektit të fshehtësisë. S’ka negociata plotësisht transparente. Për një transparencë që po diskutohet ashtu nuk ka as në kishë e as në xhami, e lëre më me Serbinë, që janë negociata tejet të ndjeshme”.

“Do e shohim presidentin se çfarë po na ofron në tavolinë – çfarë opsioni dhe çfarë konkluza po arrin ai. Marrëveshjet dhe negociatat kanë kompromise, besoj që duhet të jenë fitues-fitues. Kushdoqoftë president duhet ta sjell atë opsion, rekomandim apo konkluzion në Kuvend”.

Lajçi gjithashtu komentoi edhe idenë për korrigjimin e kufijve në kuadër të marrëveshjes finale për dialogun Kosovë-Serbi.

“Korrigjimi i kufijve ka dalë jashtë skenës politike kosovare si debat. Debati është tashmë global, sepse ka shumë zona që janë në konflikte të ngrira. Megjithatë, liderët botërorë duan t’i japin përgjigje kësaj pyetjeje. Ndoshta starti është Kosova”.

“Ky është një opsion, është diskutim, është debat dhe ende nuk ka asgjë në formë të shkruar”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori