LAJMI I FUNDIT:

Lajçak: Kosova e Serbia mund të jenë krenare për Marrëveshjen e Ohrit

Lajçak: Kosova e Serbia mund të jenë krenare për Marrëveshjen e Ohrit

Miroslav Lajçak ka përfunduar zyrtarisht mandatin, duke ia dorëzuar detyrën pasardhësit të tij, diplomatit danez Peter Sorensen, pas gati pesë vjetësh si emisar i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi.

Lajçak në një postim në platformën “X” e ka përshkruar periudhën si emisar si mision sfidues, por të shpërblyer, duke vënë në dukje rëndësinë e arritjeve në këtë proces, përfshirë Marrëveshjen e Ohrit në mars të vitit të kaluar.


“Pas 4 vjetësh e 10 muajsh si lehtësues i dialogut i Bashkimit Evropian, zyrtarisht po ia dorëzoj detyrën pasardhësit tim, Peter Sorensen. Ka qenë mision sfidues, por i shpërblyer, dhe si Kosova ashtu edhe Serbia mund të jenë krenare për arritjen e Marrëveshjes së Ohrit”, ka shkruar Lajçak, transmeton Telegrafi.

Diplomati danez,  Peter Sorensen, pritet të vazhdojë angazhimin për zbatimin e marrëveshjeve të arritura dhe për avancimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Lajme

"Trainkos" del me sqarim për largimin nga puna të një punëtori - i njëjti thuhet se ka refuzuar nënshkrimin e kontratës

Lajme
​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Lajme
Po udhëtonte drejt Londrës, udhëtarja nga Shqipëria kapet me 124 boksa cigare në Aeroportin e Prishtinës

Po udhëtonte drejt Londrës, udhëtarja nga Shqipëria kapet me 124 boksa cigare në Aeroportin e Prishtinës

Kronika e Zezë
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Lajme
LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

Lajme
Kalo në kategori