Prej më shumë se gjysëm shekulli, Pretash Nilaj vazhdon t’i këndojë lahutës. Ai është ndër të paktët lahutarë të mbetur në Malësi të Madhe, trevë kjo e njohur për lahutarë të shquar dhe për këngët e tyre të kreshnikëve, luftëtarëve popullorë dhe heronjve të kombit. Pretashi thotë se ka mësuar të këndojë me lahutë nga gjyshi dhe babai i tij kur, bashkë me malësorë të tjerë të Kelmendit, mblidheshin në kullat e njëri-tjetrit dhe këndonin këngë trimërie.
“Më ka hyrë në qejf qysh i vogël, kur dëgjosha babën tuj i ra lahutës. Me than të drejtën, çdo shtëpi malësore e ka pasë një lahutë. Mbaj mend, kur isha i vogël shkojshim mbas darke me ndejt tek njeri-tjetri dhe i binin lahutës ata që dinin. Me i ra, këndojshin kangë të gjata, kangët e ciklit të kreshnikëve. Dhe, kështu më ka hy në qejf qysh se isha i vogël”, thotë ai.
Pjesëmarrës në një pjesë të madhe të festivaleve kombëtare të folklorit dhe veprimtari të shumta, brenda dhe jashtë vendit, lahutari Pretash Nilaj njihet për mjeshtërinë dhe origjinalitetin në interpretimin e këngëve të kreshnikëve dhe shumë këngëve të reja, që i këndohen luftëtarëve dhe figurave të shquara të kombit, siç është edhe Nënë Tereza.
“Kangët ma të pëlqyme me lahutë dhe që i don lahuta janë kangët e ciklit të kreshnikëve, Mujit dhe Halilit, Mujit dhe zanave, kangët e herojve dhe dëshmorëve sepse, përmes tehit të lahutës ka mbetë trimëria dhe heroizmi i tyre”.
E përhapur gjërësisht gjatë shekujve, kryesisht në Malësi të Madhe, Dukagjin dhe Malësinë e Gjakovës, lahuta është pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të shqiptarëve. Pretashi ndjen keqardhje që, nga viti në vit, numri i lahutarëve po pakësohet dhe, bashkë me të, po zbehet edhe interesimi i të rinjve për të mësuar lahutën.
Është e rëndësishme, thotë Pretashi, që edhe strukturat shtetërore të jenë më të vëmendshme në ruajtjen dhe promovimin e kësaj pjese të rëndësishme të trashëgimisë kombëtare.
“Jam mundu dhe kam kërku me më ndihmu me hap një kurs të vogël për me mësu fëmijët me i ra lahutës, me ditë kush është lahuta dhe me u mundu me e mësu, por nuk kam gjet mbështetje”.
Ndër shekuj, në Malësi të Madhe, thotë Pretashi, çdo shtëpi ka patur lahutë. Pas vitit 1990, kur një pjesë e madhe e malësorëve emigruan jashtë vendit, ose u shpërngulën në qytete, interesimi për lahutën nisi të zbehet. Por, vitet e fundit, thotë Pretashi, malësorët i janë rikthyer dëshirës për të patur në shtëpitë e tyre edhe lahutën, si symbol të krenarisë kombëtare. Kjo e ka shtyrë Pretashin që, krahas luajtjes në lahutë, të punojë edhe për prodhimin e lahutave të reja./Voa/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?