LAJMI I FUNDIT:

Laguna e Kune Vainit bëhet atraksion për të huajt, problem mushkonjat

Laguna e Kune Vainit bëhet atraksion për të huajt, problem mushkonjat

Vetëm 8 kilometra larg Lezhës, Laguna e Kune Vainit, tërheq vizitorë gjatë gjithë muajve të vitit.

Natyra, laguna dhe shpendët ujorë, historia e zonës dhe kulinaria tërheqin më së shumti turistët vendas dhe të huaj, të cilët thonë se po përballen me një problem kryesor në këtë zonë, mushkonjat.

Këto, të favorizuara edhe nga temperaturat e larta që kanë shoqëruar vendin këtë vit.


“Vij për here të parë në Shqipëri, kam qëndruar në Tiranë dhe po qëndroj edhe në Lezhë, në Lagunën e Kune Vainit. Është një natyrë mbresëlënëse shumë e bukur, por janë dy problematika, mushkonjat janë shumë bezdi, edhe hedhja e mbeturinave”, thotë një turiste gjermane.

“Është një vend shumë i bukur, por realisht mushkonjat janë shumë problem”, shprehet një tjetër turist gjerman.

Ministria e Shëndetësisë, në përgjigjen adresuar Tv Klan, thotë se është kryer procesi i dezinsektimit, por ky proces është larvicid, pra lufton larvat e mushkonjave dhe synon minimizimin e mushkonjave jo zhdukjen e tyre, uljen e bezdisë së pickimit për popullatën rezidente ose të përkohshme siç është popullata në periudhën e turizmit si dhe minimizim të transmetimit të sëmundjeve infektive që transmetohen nga vektori mushkonjë.

Por në asnjë rast, Ministria nuk thotë se kur është kryer për herë të fundit procesi i dezisnektimit në këtë zonë dhe a do të kryhet sërish brenda muajit Tetor.

Proces i cili nis në muajin maj dhe përfundon në muajin tetor.

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohen katër “pelegrinë” serb në Gjakovë – mes tyre një toger dhe një kapiten i ushtrisë së Serbisë

Arrestohen katër “pelegrinë” serb në Gjakovë – mes tyre një toger dhe një kapiten i ushtrisë së Serbisë

Kronika e Zezë
Situata në vend, Këshilli i Sigurisë: Serbia po tenton të shkaktojë tensione etnike dhe ndërpartiake në Kosovë

Situata në vend, Këshilli i Sigurisë: Serbia po tenton të shkaktojë tensione etnike dhe ndërpartiake në Kosovë

Siguri
“Bota po përgatitet për betejën e madhe, asnjë vend s’është i sigurtë”

“Bota po përgatitet për betejën e madhe, asnjë vend s’është i sigurtë”

Lajme
Islami: Serbët e Kosovës po detyrohen nga Lista Serbe dhe Radoiçiq që të marrin pjesë në tubimin me Vuçiqin

Islami: Serbët e Kosovës po detyrohen nga Lista Serbe dhe Radoiçiq që të marrin pjesë në tubimin me Vuçiqin

Lajme
Rrëshqitje dheu në lagjen Velania në Prishtinë - rrezikohen 4 vetura

Rrëshqitje dheu në lagjen Velania në Prishtinë - rrezikohen 4 vetura

Kronika e Zezë
ShBA-ja përmend Kosovën për ekstradimin e vëllezërve Kutleshi

ShBA-ja përmend Kosovën për ekstradimin e vëllezërve Kutleshi

Drejtësi
Kalo në kategori