Lagjja e Varfun
Vendosja e flamurit gjigant shtetëror në Tetovë e Gostivar, për habinë e të gjithëve kaloi në heshtje dhe pa asnjë ankesë. Heshtja institucionale dhe heshtja e sektorit joqeveritar sikur i dha amin këtij projekti qeveritar që ndoshta pasojat do të mund të ndihen në një të ardhme të afërme. Si për inat të gjithëve ky projekt i cili sigurisht se ka një prapavijë dhe një skenar të qartë që të irriton popullatën e kësaj ane ku shumica janë shqiptarë autokton.
Ky projekt i cili së pari filloi të realizohet në Shkup e më pas edhe në qytetet tjera, normalisht se menjëherë nuk u realizua supozoj se qeveria në këtë rast dha një hapësirë që edhe komunat shqiptare të iniciojnë këso projekte dhe më pas të ketë intervenime të llojeve të vitit 1996 si në Gostivar e Tetovë, ngjarje këto të njohura dhe të freskëta për shqiptarët e Pollogut. Duket se në këtë rast krerët e komunave me shumicë shqiptare me apo pa vetëdije nuk ranë në kurth dhe u kënaqën me faktin që flamuri kombëtar i shqiptarëve të valëvitet vetëm në objektet e komunave me dimensione të vogla.
Si do që të jetë shqiptarët u treguan të matur për hir të eurointegrimeve. Këtu qëndron problemi më i madh. Do të pranojmë çfarëdo lloj nënçmimi e përçmimi vetëm e vetëm për hir të 100 përqindjes që duam të jemi si evropianët. Por ja që dikush nuk do kështu të jetë, dhe me çdo kusht kërkon të shkojmë mbrapsht e kurrsesi përpara. Është tejet joserioze dhe papjekuri politike që të lejosh këso gjëra të ndodhin të cilët kanë vetëm një adresë, Qeveria-Gruevski. Ky kryeministër haptazi provokon ndasi etnike dhe për vendimet e tij nuk pyet askënd, e as më pak partinë që është në pushtet (BDI).
Shteti Maqedonisë nën udhëheqjen e këtij kryeministri ka një popullatë me afër 50 përqind të cilët janë në skaj të mbijetesës por që shifrat të jenë më alarmante tregojnë se nga fillim vitet e 90-ta qëndrojnë në listë për punë çdo herë mbi 320 mijë qytetarë, kurse në Tetovë kjo shifër assesi të lëviz nga 31 mijë. Dhe në këtë rast, gjestet patriotike të këtij kryeministri me buste dhe me flamuj tregojnë paaftësinë e tij për të qeveris një shtet sepse nëse mjetet për ndërtimin e busteve dhe vendosjen e flamujve sigurt se do të ndikonin në përmirësimin e këtyre shifrave.
Por, me këtë politike destruktive dhe të mbrapshtë Maqedonia dita ditës po i ngjan një lagjeve të varfër të Brazilit apo ndonjë lagjeje të ndonjë vendi afrikan pse jo edhe të varfërisë që e përshkruante Migjeni në çdo poezi të tij. E njerëzve askund nuk ju dëgjohet zëri dhe nëse ndonjë zë ngrihet aty këtu ai heshtet dhe jo më kotë Migjeni në vargjet e tija thotë:
Hesht! or gjel kryengritës,
i lagjes së varfun. Këtu
nuk zbardh për ty drita e dritës.
i gjikuem je me ngordhë.
Ndoshta nuk jemi të gjykuar me ngordhë por jemi të gjykuar me përjetua këtë kohë të një njëmendësie politike etnike e cila dita ditës prek në celulat e popullit shqiptar. Aspak nuk do të ishe habi nëse kryeministri do të vazhdonte me këtë “hov” të tij i vetmuar, por habia është se pse shqiptarët janë pjesë e kësaj që ndodh. Kjo dhemb shumë.
Sipas të gjitha parashikimeve qytetarët e Maqedonisë do të përballen me referendum për emrin. Deri tash I tërë opinioni ishte përqëndruar se si do të jetë formulimi i pyetjes për referendumin. Por asnjëherë përgjigje nuk i është dhënë një pyetje. Çka nëse populli vendos që mos të ketë ndryshim të emrit. Do të thotë asgjë spektakolare, vetëm do të duhet që të qëndrojë një tabelë në çdo hyrje të Maqedonisë “Mirë se vini në lagjen e varfun”.
E tërë është kjo hipotezë dhe një parashikim por sigurisht se shumë interesant do të jetë qëndrimi i Ali Ahmetit i cili përsëritën tërë kohës se “populli na ka dhënë mandat për të zgjidhur çështje madhore”. Kontesti i emrit është një këto çështjet madhore të këtij shteti. Atëherë sipas logjikës së thjeshtë del se BDI është kundër referendumit.
Gruevski insiston të shkojë në referendum. Praktika e veprimit këtyre viteve të fundit tregon se shqiptarët kryesisht pajtohen dhe bëjnë kompromise për hir të disa ligjeve që janë rekomanduar nga Bashkimi Evropian, për të harmonizuar legjislaturën e këtij shteti me atë të UE. Shumë e thjeshtë është. Do të bëjnë kompromis për shkuar në referendum për hatër të politikës integruese. Ndonëse disa nga ligjet që janë sjellë në parlament, atëherë le të del ndonjë funksionarë shtetëror shqiptarë dhe le të thotë së paku se çfarë dobie sollën ato ligje për shqiptarët.
Gabim i madh dhe i turpshëm është në këtë kohë të mendohet se kryeministri ka një qasje pro evropiane. Ai ka një qëllim dhe një atë do t`a çon në vend.” Ky vend ka një popull dhe ai popull është zot në këto hapësira dhe nuk do të ndryshojë as identitetin dhe as emrin me kërcënime”, citoj disa fjalë të tij në një konferencë të fundit me rininë e partisë së tij. Askush nuk u përgjigj dhe nuk kundërshtoi këtë retorikë të tij në këtë kontest, pra, se kush është zot në këto hapësira. Por të gjithë vrapuan të kritikojnë për qëndrimin e tij të prerë ndaj kontestit me emrin me Greqinë.
Pra, logjika e kësaj është se Gruevski, thotë shteti është i një populli i cili është zot, kurse dikush ende respekton këtë hierarki shtetërore. Në këtë drejtim rreth 800 mijë shqiptarë në Maqedoni (përveç funskionarëve) janë vetëm një gjel kryengritës i cili dita ditës heshtet dhe struket në kotecin e tij apo në lagjen e varfun të quajtur Maqedoni.
(Autori është gazetar në Televizionin Koha në Tetovë dhe korrespodent i gazetës Koha)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t'i zhvilloj ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania Kosovare ZiuuRugs

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker