LAJMI I FUNDIT:

Lagarde: Rënia e tregut është një ‘korrigjim i mirëpritur’ për FMN-në

Lagarde: Rënia e tregut është një ‘korrigjim i mirëpritur’ për FMN-në

Rënia e tregjeve gjatë javës së kaluar nuk është një shqetësim i madh për Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), po këtë e sheh atë si një ‘korrigjim të mirëpritur’.

Duke folur për CNBC, përcjell Telegrafi, në Samitin Botëror të Qeverisjes në Dubai, shefja e FMN-së, Christine Lagarde, pranoi se gjatë javës së kaluar kishte një rënie të ‘tërbuar’ të tregjeve. E pyetur nëse kjo ishte diçka për t’u shqetësuar nga këndvështrimi i FMN-së, Lagarde ishte e pavendosur.

“Ka pasur paksa luhatshmëri të tregut nga një ditë në tjetrën, veçanërisht të udhëhequr nga SHBA-të. Por nëse krahasoni vlerësimet e tregut nga një javë më parë, ka pasur një korrigjim tregu prej rreth 6 deri në 9 për qind, çka sinqerisht, duke pasur parasysh se ku çmimet e aseteve ishin – shumë të larta – për mendimin tonë është një korrigjim i mirëpritur”, tha ajo.


Analistët financiarë kanë paralajmëruar se tregu i vitit të kaluar në një moment do të vijë në një korrigjim falë çmimeve të tepërta të saj të mbivlerësuara dhe duket se javën e kaluar ishte shenja e parë e kësaj edhe pse ekspertët janë të ndarë nëse tregu ka lëvizur më tej.

Por shefja e FMN-së i bëri jehonë ndjenjës së shumë shefave dhe investitorëve të tjerë të bankave drejt zhvillimeve të javës, të cilët vunë në dukje se bazat si normat e rritjes botërore të Produktit të Brendshëm Bruto dhe të ardhurat e kompanive ishin ende të qëndrueshme, kështu që kjo nuk do të ndikonte rrënjësisht në ekonominë reale.

“Ne kemi vërejtur se pavarësisht paqëndrueshmërisë, kanalet dhe mekanizmat e tregut kanë funksionuar mirë dhe se financimi është akoma i disponueshëm për financimin e ekonomisë. Kështu që korrigjimet ndodhin, ato duhej të ndodhnin dhe kjo është ajo ku tani e shohim”, tha Lagarde. /Telegrafi/