Drejtorja Menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar Christine Lagarde ka shprehur shqetësim se ekonomia globale po e humb vrullin dhe u ka bërë thirrje qeverive të marrin masa për forcimin e rritjes ekonomike.
Ndërkohë, Lagarde bëri të ditur se parashikimet e FMN-së për rritjen ekonomike që do të publikohen javën e ardhëshme, mund të shënojnë rënie.
“Në përgjithësi vërehet një dobësim i rritjes në 6 muajt e fundit të vitit, që është ndikuar nga 3 faktorë: modeli i ri i balancimit të biznesit i Kinës dhe një ngadalësim i rritjes ekonomike si pasojë e kësaj, çmimet e ulta për një periudhëtë gjatë kohe dhe politikat shtrënguese financiare në shumë vende”, theksoi Lagarde.
Ai theksoi sot se bota ka nevojë të bashkëpunojë në mënyrë që të kapërcejë sfidat globale ekonomike që përfshijnë rritjen e ngadaltë, çmimet e ulta të mallrave dhe shtrëngimet e mundshme financiare nga shumë qeveri.
Në një fjalim që mbajti në Frankfurt, zonja Lagarde tha se “rritja ka qënë tepër e ulët për një kohë të gjatë,” me efekte që nuk favorizojnë shumë njerëz dhe që mund të kenë pasoja të mundshme për indin social dhe politik ntë shumë vendeve.
“Më lejoni ta them qartë: Nuk dua të jap alarmin, por po them se jemi të shqetësuar. Ka patur një humbje të vrullit të rritjes, por ne besojmë se në qoftë se politikë-bërësit vendosin të veprojnë së bashku për të përballuar sfidat, efektet pozitive për besimin global dhe ekonominë globale mund të jenë të mëdha dhe ne mund të na kthejnë në rrugën e duhur”.
Ajo dha hollësi mbi sfidat mes ekonomive të avancuara, përfshi dollarin e fuqishëm që kufizon rritjen në Shtetet e Bashkuara, investimet e ulta dhe papunësinë e lartë në vendet e eurozonës dhe një kombinim të rritjes së ulët dhe inflacionit që po dëmton ekonominë japoneze.
Por zonja Lagarde theksoi edhe ato që i quajti pika inkurajuese. India, tha ajo ka rritje të fuqishme dhe rritje të të ardhurave. Në Azinë juglindore, Indonezia, Malajzia, Filipinet, Tajlanda dhe Vietnami po ecin mirë.
Për të shtuar këto arritje, ajo u bëri thirrje të gjitha vendeve të bëjnë pjesën që u takon në mënyrë që të rriten shanset për një rritje të rëndësishme globale.
Ajo tha se Shtetet e Bashkuara duhet të rrisin pagën minimale dhe të ulin taksat për njerëzit me të ardhura të pakta në mënyrë që të shtojnë punësimin, ndërsa vendet e euros duhet të krijojnë programe më të mira trajnimi për të ndihmuar të rinjtë të gjejnë vende pune. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkzekutohen pagat me rritje në sektorin publik
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Sinsay vjen për herë të parë në Kosovë – Dyqani i ri hapet në Central Park!
JussQeshja – Kombinim i freskisë dhe gëzimit për fëmijët!
Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?