Labinot Tahiri, pas dorëzimit të pasaportave, thërret në protestën për mos heqjen e regjimit të vizave

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri, i cili ditë më parë ka dorëzuar në organet përkatëse pasaportat e tij me viza të SHBA dhe Gjermanisë, në shenjë revolte që Kosovës nuk i është dhënë liberalizimi i vizave, u ka bërë thirrje qytetarëve që nesër t’i përgjigjen ftesës për një protestë në Prishtinë për shkak të mos heqjes së regjimit të vizave.
Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e protestës së organizuar nga studentët e UP-së së bashku me djalin e tij Elton Labinot Tahiri.
Postimi i plotë i Tahirit:“Nesër në Prishtinë para Biblotekes Kombëtare ora 12:00 Nuk ka fort rëndesi sa dalim në protesta. Rëndēsi ka për me i respektua të drejtat dhe kërkesat e qytetarit dhe të studentëve. Pra, unë si deputet nesër përskej studentëve do jem me djalin tim Elton Labinot Tahiri. Le të mesohet dhe ai për ti kêrkuar të drejtat e ti si i ri!
Ndryshe, nesër në Prishtinë do të mbahet protestë në shenje pakënaqësie ndaj mos liberalizimit të vizave, para Bibliotekës Kombëtare, në ora 12:00. Protesta organizohet nga Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës. /Telegrafi/





















































