Këtë e shfrytëzoi Real Madridi që me golin e Pepes e mposhti Espanyolin në udhëtim duke ngushtuar diferencën në tri pikë.

Athletic Bilbao e shkeli Almerian me rezultat 6-1, ndërsa në atë takim shkëlqyen mesfushorët Mikel Rico dhe Ander Herrera.


Fitore të lartë shënoi edhe Villarreali kundër Real Sociedadit (5-1), në takimin ku Giovani dos Santos dhe Ikechukwu Uche shënuan nga dy gola.

Formacioni i javës së 19-të në La Liga (3-4-3):

Portier: Keylor Navas (Levante).

Mbrojtës: Jeison Murillo (Granada), Pepe (Real Madrid), Daniel Carrico (Sevilla).

Mesfushorë: Recio (Granada), Mikel Rico (Athletic Bilbao), Ander Herrera (Athletic Bilbao), Moises Gomez (Villarreal).

Sulmues: Giovani dos Santos (Villarreal), Ikechukwu Uche (Villarreal), Charles (Celta Vigo).

/Telegrafi/

telegrafi sport app