Real Madridi në udhëtim te Rayo Vallecano kishte vështirësi të mëdha, teksa diferencën e bëri një gol i jashtëzakonshëm me finte nga Cristiano Ronaldo, i cili arriti në kuotën e 30 golave.

Nga ana tjetër, Barcelona arriti të mbahet disi ende në luftën për titull të kampionit, teksa një gol i magjishëm i Lionel Messit nga gjuajtja e lirë vulosi fatin e një takimi që u shoqërua me vendime kontraverse të gjyqtarit të takimit.


Formacioni më i mirë i javës së 24 në La Liga:

Portier: Claudio Bravo (Real Sociedad)

Mbrojtësit: Daniel Alves (Barcelona), Emir Spahic (Sevilla), Sergio Ballesteros (Levante), Nacho Monreal (Malaga).

Mesfushorët: Jesus Navas (Sevilla), Isco (Malaga), Marcos Senna (Villarreal), Carlos Vela (Real Sociedad).

Sulmuesit: Lionel Messi (Barcelona), Cristiano Ronaldo (Real Madrid). /Telegrafi/

                    Claudio Bravo
  Alves - Spahic - Ballesteroso - Monreal
        Navas - Isco - Senna - Vela
                 Messi - Ronaldo

 

/Telegrafi/
 

telegrafi sport app