LAJMI I FUNDIT:

La Liga: A do ta arrijë Reali, Barcelonën?

La Liga: A do ta arrijë Reali, Barcelonën?

Barcelona ka dështuar në dy javët e fundit në La Liga, duke humbur kështu shkëlqimin e fillimit të sezonit, por duke humbur njëkohësisht edhe avantazhin e theksuar që kishte ndaj Real Madridit.

Barcelona nuk ka fituar që nga barazimi 2-2 ndaj Real Betisit dy javë më parë, madje duke humbur dy ndeshje radhazi në La Liga, kundër Espanyolit dhe së fundi kundër Atletico Madridit.

Djelmoshat e trajnerit Pep Guardiola nuk arritën të shënojnë fitore as në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve përballë Lyonit, ku barazuan 1-1.

Pas humbjes së të dielës në Vicente Calderon, ajo që më herët dukej ‘e pamundshme’, tash duket shumë më e arritshme. Epërsia prej 12 pikësh e blaugranëve ndaj rivalit kryesor, Real Madridit, tash është ngushtuar në vetëm katër pikë.


Në anën tjetër, me ardhjen e Juande Ramos në Real, kampioni i Spanjës ka filluar të shkëlqejë. Los merengues kanë nxjerrë pikë të plota në dhjetë ndeshjet e fundit në La Liga.

Edhe pse ndeshja El Clasico është dy muaj larg me edhe tetë ndeshje që duhen zhvilluar në La Liga, pyetja që shumica bëjnë është se, a do të arrijë Real Madridi ta arrijë në pikë Barcelonën?

A do ta rikthejë Barca shkëlqimin, apo do të vazhdojë të dështojë edhe në ndeshjet e radhës?

A do të mund Real Madridi ta ruajë qëndrueshmërinë deri në fund, apo do të ketë luhatje edhe në tek mbretërit?

Jepni mendimin tuaj!

Në trend Sport

Më shumë
A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

Premier League
Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Liga e Kampionëve
Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën

Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën

Ligat tjera
Man United e ruan rekordin e ‘çmendur’ të Ligës Premier pas barazimit ndaj Arsenalit

Man United e ruan rekordin e ‘çmendur’ të Ligës Premier pas barazimit ndaj Arsenalit

Premier League
Tifozët e Juventusit e shajnë ekipin dhe largohen më herët nga stadiumi kur Atalanta po dominonte

Tifozët e Juventusit e shajnë ekipin dhe largohen më herët nga stadiumi kur Atalanta po dominonte

Serie A
Bledian Krasniqi dhe Vesel Demaku, do të jenë dy prurjet e reja të Franco Fodas te Kosova për ndeshjet e marsit

Bledian Krasniqi dhe Vesel Demaku, do të jenë dy prurjet e reja të Franco Fodas te Kosova për ndeshjet e marsit

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori