LAJMI I FUNDIT:

La Lakers dhe Milwaukee Bucks nuk ka kush t’i ndalë në NBA

La Lakers dhe Milwaukee Bucks nuk ka kush t’i ndalë në NBA

Los Angeles Lakers kanë vazhduar me fitore dhe dominim në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

Skuadra nga Kalifornia ka marrë fitoren e tretë radhazi në udhëtim, teksa kanë triumfuar ndaj Portland Trail Blazers me 23 pikë epërsi 113:136.

Anthony Davis ishte i pandalshëm në këtë takim me 39 pikë, nëntë kërcime e dy asistime, ndërsa LeBron James shtoi 31 pikë të tjera, shtatë kërcime e tetë asistime.


Portlandit nuk i ndihmuan as 29 pikët e fundorit Damien Lillard që ta befasojë ekipin nga Kalifornia.

Kësisoj Lakers ka marrë fitoren e 20-të këtë edicion në NBA, teksa ka pësuar vetëm tri disfata.

Fitore të madhe në derbi ka shënuar edhe Milwaukee Bucks, ku mposhti para tifozëve të vet Los Angeles Clippers me 28 pikë epërsi 119:91.

Giannis Antetokounmpo ishte më efikasi në këtë takim me 27 pikë ku shtoi edhe 11 kërcime e katër asistime.

Njëjtë si Lakers edhe Milwaukee kanë 20 fitore dhe tri humbje duke mbajtur pozitën e parë në Konferencën e Lindjës. /Telegrafi/

Rezultatet:

Cleveland – Orlando 87 :93

Charlotte – Brooklyn 104:111

Detroit – Indiana 108:101

Oklahoma City – Minnesotta 139:127

Chigago – Golden State 98:100

Boston – Denver 108:95

Miami – Washington 112:103

Milwaukee – La Clippers 119:91

San Antonio – Sacramengo 105:104

Portland – LA Lakers 113:136

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori