Ish-lojtari, Berat Hyseni ka qenë i ftuari i radhës në podcastin e Telegrafit, “Arena e Yjeve”.

Ai ka rrëfyer shuam gjëra rreth karrierës së tij, duke zbuluar edhe se si presidenti i Teutës ia la një çantë të mbushur me para.


“Pasi që u shpallem kampion me Prishtinë, i fituam të gjitha trofetë, mua më erdhi oferta që të shkoja prapë në Shqipëri”, rrëfen Hyseni në “Arena e Yjeve”.

“Oferta ishte nga Teuta e Durrësit, pasi e kishin kuptuar se gola kisha shënuar. Ata e kishin shitur Emiliano Vilën dhe kërkonin një sulmues”.

“Atje kam shkuar dhe kam biseduar më kryetarin e klubit, Edmond Hasanbelliu...ma kishte sjell një çantë të zezë”, rrëfen më tej ish-lojtari.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë  KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink/Telegrafi/

telegrafi sport app