Kylie Bax, dikur yll i pasarelave dhe filmave të viteve të 90-ta: kështu duket sot supermodelja që doli me Trump dhe pushtoi kopertinat e modës

Kylie Bax, tani 50 vjeçe, dikur ishte një prej ikonave më të mëdha të modës dhe bukurisë së viteve të 90-ta.
Me pamjen e saj tërheqëse dhe format elegante, supermodelja nga Zelanda e Re u ngjit me shpejtësi drejt majave të industrisë së modës, duke u shfaqur në kopertinat më prestigjioze si Vogue, Harper’s Bazaar, ELLE, Vanity Fair, por edhe në revista të guximshme si Playboy dhe Sports Illustrated Swimsuit Edition.
Ajo pati një karrierë të suksesshme edhe në aktrim, duke u shfaqur në disa filma krah emrave të njohur si Kirsten Dunst dhe Freddie Prinze Jr. Jetën private e pati po aq të komentuar, pasi thuhet se ka qenë në një lidhje me Donald Trump në vitin 1995, si dhe me modelet Marcus Schenkenberg dhe sportistin Howard Stern, shkruan DailyMail.
Kylie, e cila u rrit në një fermë kuajsh në Tamiz të Zelandës së Re, u zbulua në moshë të re pas një konkursi bukurie për adoleshente, që e çoi drejt skenës ndërkombëtare të modës.
E mbështetur nga fotografi legjendar Steven Meisel, ajo u bë fytyrë e preferuar e shtëpive të modës si Versace, Chanel, Dior, Gucci, Louis Vuitton dhe shumë të tjera, duke sfiluar në pasarelat më të mëdha botërore.
Së fundmi, Bax është shfaqur në Instagram, duke ndarë me ndjekësit një imazh ku mban lart një nga kopertinat e saj të vjetra të Vogue-ut.
Ajo duket në formë të mirë dhe me një energji pozitive, ndërsa në përshkrim shkruan: “Duke shfletuar faqet e Vogue dhe duke bërë një shëtitje të mrekullueshme pas në kohë, kur moda ishte art dhe modelet ishin një formë arti".
Në rrjete sociale ajo e përshkruan veten si "modele, nënë, sipërmarrëse", duke reflektuar mbi të kaluarën e saj madhështore dhe duke festuar momentet e tanishme me të njëjtën elegancë që e karakterizoi gjithmonë. /Telegrafi/





































































