LAJMI I FUNDIT:

Ky telefon nuk ishte i Hitlerit?

Ky telefon nuk ishte i Hitlerit?

Telefoni që mendohet se është përdorur nga Adolf Hitler për të dhënë urdhrat e tij, dhe që u shit një javë më parë në ankand, nuk është i vërtetë.

Telefoni origjinal ishte i zi, por më pas u lye me të kuqe, dhe kishte të gdhendur emrin e Hitlerit. Ai u gjet në bunkerin e liderit nazist në Berlin më 1945, pas disfatës së tij.

Telefoni Siemens, me simbolet naziste të Rajhut të Tretë, iu dhurua Hitlerit nga oficerët e Vermhatit, forcave të armatosura gjermane, më 1943.


Por Frank Gnegal, kreu i Koleksionit në Muzeun e Komunikimit në Frankfurt ka thënë për gazetën Frankfurter Allegmeine se ai që u shit në ankad është i rremë.

“Telefoni aktual është prodhuar nga Siemens & Halske, por pajisja ka ardhur nga një telefon anglez”, ka thënë Gnegal, përcjell tch.

Gnegal, i cili është përgjegjës për një nga koleksionit më të rëndësishme të historisë së telefonëve në Europë thekson “thjeshtësinë” e ndërtimit të telefonit.

“Siemens do të kishte ndërtuar një telefon nga plastika e kuqe, dhe jo një lyerje joprofesionale mbi një telefon të zi. Gjithçka që kishte të bënte me Hitlerin, prodhohej me cilësi të lartë, kështu që pse një telefon i gdhendur thjesht duhej të lyhej”, shton më tej Frank.

Telefoni u shit para një jave në një ankand për 243 mijë dollarë dhe blerësi ishte anonim.

Në trend Fun

Më shumë
E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

Fun
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
XXXXXL: Perimetri i gjoksit, më i madh se lartësia!? (Video)

XXXXXL: Perimetri i gjoksit, më i madh se lartësia!? (Video)

Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Këto janë 15 arsyet pse myslimanët nuk e hanë mishin e derrit

Këto janë 15 arsyet pse myslimanët nuk e hanë mishin e derrit

Fun
Kalo në kategori