LAJMI I FUNDIT:

Ky është Veyroni i fundit (Foto)

Ky është Veyroni i fundit (Foto)

Bugatti ka shpalosur zyrtarisht modelin Veyron Grand Sport Vitesse La Finale. I krijuar si “kulmi i një kapitulli të veçantë në histori të automobilizmit”, Grand Sport Vitesse La Finale është vetura e 450-të dhe e fundit Veyron.

Pasi është vetura e fundit, Bugatti ka vendosur ta krijojë këtë model të ngjashëm me veturën e parë Veyron. Si rezultat, kjo makinë ka ngjyrat kuq e zi dhe mban logon “La Finale”.

Automjeti ka motor 8.0 litër W16 me 1.200 KF. Shpejtësinë prej 0 në 100 km/h kjo supermakinë e arrin për 2.6 sekonda, kurse shpejtësia maksimale që mund të arrihet nga Veyron Grand Sport Vitesse është 410 km/h.


Teksa Veyroni është duke u “pensionuar” dhjetë vjet pasi doli në treg, Bugatti thotë se modeli i ri është duke u krijuar. /Koha.net/Telegrafi/

vey1 vay2 vay3 vay4