LAJMI I FUNDIT:

Ky është komenti i ambasadës së Turqisë në Shkup për mosnjohjen e diplomave

Ky është komenti i ambasadës së Turqisë në Shkup për mosnjohjen e diplomave

Ambasada e Republikës së Turqisë në Shkup përmes një njoftimi me shkrim bëri të ditur se marrëveshja reciproke mes Maqedonisë dhe Turqisë për njohjen e diplomave të ciklit të lartë arsimor është shfuqizuar për shkak të mospërputhjes me kriteret e njohjes dhe barazvlerësimit sipas standardeve aktuale.

“Marrëveshja për njohjen e certifikatave arsimore dhe diplomave të nivelit të lartë, universitar, pasuniversitar dhe të doktoratës që jepen në Republikën e Turqisë dhe Republikën e Maqedonisë, të nënshkruar mes shtetin tonë dhe Maqedonisë më 06.06.1998, është shfuqizuar në përputhshmëri me kërkesën e Këshillit të Arsimit të Lartë (YÖK) për shkak të mospërputhjes me kriteret e njohjes dhe barazvlerësimit sipas standardeve aktuale”, thuhet në njoftimin e ambasadës turke, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftim theksohet se krahas kësaj, nuk do të ketë asnjë ndryshim në procedurat e barazvlerësimit, ndërsa çështja do të drejtohet në korniza të marrëveshjeve ndërkombëtare të cilat kanë të bëjnë me çështjen, nënshkruese të të cilave janë edhe dy shtetet.


Në trend Lajme

Më shumë
Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Lajme
Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Lajme
Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Lajme
Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Kronika e Zezë
Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Lajme
“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

Shëndetësi
Kalo në kategori