Fletëvotimi i cili do të përdoret në zgjedhjet e 14 shkurtit pritet të miratohet gjatë ditës së sotme në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Telegrafi ka arritur të sigurojë një model të këtij fletëvotimi.


Ndryshe, sot duke filluar nga ora 17:00, KQZ-ja do të mbajë mbledhjen e radhës.

Ndër pikat të cilat priten të miratohen në këtë mbledhje janë certifikimi i Listës Përfundimtare të Votuesve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, 2021 si dhe shqyrtimi dhe miratimi i fletëvotimit dhe broshurës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovë 2021. /Telegrafi/

fletvotimi 2021 foto Ridvan Slivova 1 Fletëvotimi që mund të miratohet për Zgjedhjet e Parakohshme 2021