Kuzhinë dhe tualet në një vend: Jepet me qira banesa “unike”, e merr kush paguan 700 dollarë në muaj (Foto)

Një foto e një apartamenti në St Louis - Missouri është bërë virale, për shkak të dizajnit të saj unik.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një apartament i cili në të njëjtën “hapësirë” ka kuzhinën dhe banjën.
Në këtë apartament të veçantë prej rreth 20 metrash katrorë, tualeti, guaska dhe lavamani gjendet shumë afër njëra-tjetrës.
Siç thuhet më tej, reklama dhe fotografia për apartamentin prej rreth 700 dollarësh në muaj u shfaqën në disa faqe interneti dhe njerëzit patën reagime të ndryshme.
Disa njerëz mendonin se kombinimi ishte “i neveritshëm” ndërsa të tjerët “e pëlqenin atë”. /Telegrafi/


























































