LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Shqipërisë rrëzon kërkesën për të votuar rezolutën që dënon gjenocidin serb në Srebrenicë

Kuvendi i Shqipërisë rrëzon kërkesën për të votuar rezolutën që dënon gjenocidin serb në Srebrenicë

Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar sot kërkesën e deputetit të Partisë Demokratike, Tritan Shehu për të votuar rezolutën që dënon gjenocidin serb në Srebrenicë në Bosnjë-Hercegovinë.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka thënë se nuk mund të pranohet kërkesë për rezolutë për gjenocidin serb në Srebrenicë nga ish-Presidenti Sali Berisha i cili sipas Ballës ka shkelur embargon kundër Jugosllavisë gjatë kohës së luftës duke lejuar furnizimin me naftë të ushtrisë serbe.

Ndërkohë gjatë kohës së votimit, Berisha filmoi deputetët që votuan kundër.


Berisha deklaroi se njohja e gjenocidit në Srebrenicë është një akt i domosdoshëm për kombet dhe shoqëritë e civilizuara dhe se është kusht themelor që të mos përsëritet.

Ai hodhi akuza ndaj Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç duke e quajtur një Putini të vogël që është i gatshëm për gjenocide.

Në fjalën e tij Tritan Shehu e ka quajtur të paprecedent këtë vendim.

“E shëmtuar , është një dimë që na vendos një amë të rëndë përpara botës demokratike, Këta zotërinj sot nuk pranojnë rezolutën. Parlamenti Europian ka caktuar datën 11 korrik për të kujtuar viktimat. Në parlamentin shqiptar ne nuk kemi kaluar asnjë rezolutë. Perse? Çfarë fsheh kjo? Është vepër e shëmtuar, një shfaqje paprecedent, një shfaqje turpi”, tha Shehu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori