LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi shënon sot Ditën e Demokracisë

Kuvendi shënon sot Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Republikës së Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, duke i hapur dyert për vizitorë.

Duke filluar në orën 9:30, qytetarë, studentë dhe nxënës do të vizitojnë ndërtesën e legjislativit të vendit dhe do të njihen me punën e përfaqësuesve të tyre të zgjedhur.

Për nder të kësaj dite, Kuvendi organizon aktiviteteve të ndryshme që e afirmojnë ndërtimin e demokracisë.


AGJENDA

09:30 Dyert e hapura të Kuvendit

10:00 Hapja – Mirëseardhje

Zenun Pajaziti, kryetar i Forumit per Transparencë Parlamentare

Fjalë rasti

Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës

10:10 Lansimi i Platformës me Profilet e Deputetëve në Ueb Faqen e Kuvendit dhe Faqes Zyrtare të Kuvendit në Facebook

Shqipe Pantina, anëtare e Forumit për Transparencë Parlamentare

Ismet Krasniqi, sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit

10:15 Tryezë Diskutimi organizuar nga Grupi i Grave Deputete (GGD) dh NDI

“Demokracia në udhëkryq: si të ç’rrënjoset pabarazia gjinore në vendimmarrje”

10:30 Hapja e Panairit të Organizatave të Shoqërisë Civile

10:30 Aktivitetet tjera – njëkohësisht

Kuizi i Demokracisë (NDI)

Sesioni i pikturës me artistët e rinj me temën ‘Demokracia’ (NDI)

Pyetësor lidhur me kualitetin e arsimit në Kosovë (AGL/NDI)

Aktivitete mësimore përmes lojërave (DEMOS-TI)

Instalacione për SDG goals (UNDP)

12:15 Debat publik me deputete/ë dhe Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar (KDI)

16:00 Përmbyllja e aktiviteteve