LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi me seancë të jashtëzakonshme për FSK-së

Kuvendi me seancë të jashtëzakonshme për FSK-së

Nesër, në ora 12:00, me kërkesë të Grupit Parlamentar të AAK-së, të mbështetur nga 43 deputetë nënshkrues, do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme për problemin e furnizimit me ushqim për Ushtrinë e Kosovës.

Kështu ka njoftuar shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Propozim Rezoluta është e thjeshtë:


“Kuvendi i Republikës së Kosovës e obligon Qeverinë, Ministrinë e Mbrojtjes, që me urgjencë ta zgjidhë çështjen e furnizimit me ushqim si dhe me të gjitha pajisjet tjera të nevojshme”.

Tahiri ka thënë tutje se “nesër Kuvendi do të obligojë Qeverinë të zgjidh këtë çështje”./Telegrafi/