Kuvendi i Kosovës në sesionin pranverorë të këtij viti është përballur vazhdimisht me mungesë kuorumi, gjë e cila e ka pamundësuar funksionimin normal të këtij institucioni, duke mbetur prapa me miratimin e projektligjeve të caktuara për këtë vit.
Edhe pse kryeparlamentari kishte paralajmëruar që nuk do ketë pushime verore pa e kryer agjendën parlamentare, Kuvendi të hënën ka mbyllur sesionin pranverorë.
Agnesa Haxhiu nga KDI, për Telegrafin ka thënë se Kuvendi i Kosovës në këtë legjislaturë është përballur vazhdimisht me mungesë kuorumi.
Haxhiu tha se zvarritja dhe stërngarkimi i rendit të ditës të seancave plenare ka ndikuar që performanca e Kuvendit të jetë e dobët.
“Kuvendi i Kosovës këtë legjislaturë, e posaçërisht në sesionin pranveror të këtij viti është përballur vazhdimisht me mungesë kuorumi, gjë e cila e ka pamundësuar funksionimin normal të këtij institucioni. Shumë pika të rendit të ditës nuk janë shqyrtuar në ditën kur është planifikuar nga Kryesia dhe zvarritja e tyre ka ndikuar në stërngarkim të rendit të ditës të seancave plenare. Kjo ka ndikuar që performanca e Kuvendit për nga ushtrimi i funksionit ligjvënës të jetë e dobët. Për shkak të mungesës së kuorumit, shumë projektligje nuk kanë arritur të marrin miratim nga Kuvendi”, ka thënë Haxhiu.
Ajo po ashtu tha se në legjislaturën e VI-të Kuvendi ka arritur që të miratoj gjithsej 38 projektligje nga 148 sa kanë qenë të planifikuara të shqyrtohen.
“Në bazë të këtij planit të punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2018, në agjendën legjislative janë paraparë të shqyrtohen gjithsej 135 projektligje, 22 prej të cilave janë të bartura nga viti 2017. Në ndërkohë, agjendës legjislative i janë shtuar edhe 13 projektligje të tjera që më herët nuk kanë qenë të parapara, duke rritur numrin në 148 projektligje të planifikuara për shqyrtim këtë vit. Për legjislaturën e VI-të Kuvendi ka arritur që të miratoj gjithsej 38 projektligje, ndërkaq nga muaji janar 2018 deri tani Kuvendi ka arritur që të miratojë 33 ligje apo 22% të planifikimit. Ndërkohë në komisionet parlamentare, në procedurë për shqyrtim janë edhe 55 projektligje (38%), ndërsa 59 projektligje (40%) nuk janë përgatitur ende”, sqaroi Haxhiu.
Valmir Ismaili nga Demokraci Plus në një prononcim për Telegrafin ka thënë se Kuvendi i Kosovës ashtu sikurse në vitet paraprake ka mbetur prapa, duke mos arritur të përmbush numrin e ligjeve të caktuara.
“Kuvendi i Kosovës ka pasur një dinamikë të shtuar në aspekt të numrit të interpelancave dhe debateve të thirrura kryesisht nga deputetët e opozitës, edhe pse shumë nga to kanë degraduar dhe nuk kanë dhënë rezultatet e pritura. Sa i përket agjendës legjislative, njëjtë sikurse në vitet paraprake Kuvendi ka mbetur prapa duke mos arritur që të përmbush as për afërmi numrin e ligjeve të miratuara, duke ngecur nën 25% të asaj çfarë është paraparë”, ka thënë Ismaili.
Sipas tij, e gjithë kjo vonesë ndodhë për shkak të mos komunikimit të duhur në mes të qeverisë dhe Kuvendit.
“E gjithë kjo vonesë ndodhë për shkak të mos komunikimit të duhur në mes të qeverisë dhe Kuvendit, si dhe çka mendoj që është më kryesorja mos organizmit të mirë të punës në Kuvendin e Kosovës. Këtu duhet fajësuar edhe deputetët individual që në shumë raste nuk kanë shprehur interesim për të marrë pjesë në seanca dhe kështu kanë penguar zhvillimin e punës normale në Kuvend”, u shpreh tutje ai.
Ndryshe, në seancën e fundit është diskutuar lidhur me dialogun me Serbinë, ndërsa deputetët nuk miratuan Propozim-rezolutën e Partisë Socialdemokrate lidhur me këtë çështje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Dëshmia e Selimit në Hagë, pyetet për nivelet komanduese](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/96121739280745-380x233.jpg)
Dëshmia e Selimit në Hagë, pyetet për nivelet komanduese
![Mbulimi i zgjedhjeve nga mediat, misioni vëzhgues i BE-së përmend çështjen e KPM-së dhe shpifjeve e ndikimeve politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/DIA__14-380x233.jpg)
Mbulimi i zgjedhjeve nga mediat, misioni vëzhgues i BE-së përmend çështjen e KPM-së dhe shpifjeve e ndikimeve politike
![Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/123-380x233.png)
Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet_shkurt-780x439.jpg)
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime
![Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nathalie-1-780x439.png)
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/07/Pasaportat-e-kosoves-780x439.jpg)
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?
![Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rama-perplas-tavolinen-780x439.gif)
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht