Kuvendi sonte në kuadër të mbledhjes së 30-të me 60 vota “për” dhe nëntë “kundër”, e miratoi Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për borxhin publik, me procedurë të shkurtër.
Sipas deputetëve të LSDM-së, ky Ligj miratohet me procedurë të shkurtër vetëm që të arrihen afatet të cilat i parasheh kredia hungareze, dhe janë të qëndrimit se për ligjet e tilla është i nevojshëm debat më i madh. Deputetët e OBRM-PDUKM-së, thonë se kredia hungareze është shembull se si një Qeveri e cila kujdeset për qytetarët arrin marrëveshje me ndonjë shtet.
Deputeti Fatmir Bytyqi në fjalimin e tij nga foltorja e Kuvendit, lidhur me këtë Ligj, theksoi se mbledhja e sotme u bë hapësirë për depërtim të ndryshimeve me të cilat duhet të sanohen një varg anomalish institucionale, lëshime dhe gabime, lidhur me realizimin e kredisë nga Hungaria, i cili në sqarim nuk përmendet.
Sipas Bytyqit, kjo është përpjekje që Qeveria në derë të vogël të kryejë improvizime dhe t’i korrigjojë lëshimet e veta në huamarrje.
Ai shtoi se me këto ndryshime parashihet krijimi i mundësisë që një pjesë e borxheve të ndërmarrjeve publike të cilat vlerësohen në rreth 1 miliard euro të mbulohen me mjete të parealizuara nga kredia hungareze.
Deputeti Bojan Stojanovski tha se mjetet nga kredia hungareze do t’i shfrytëzojë biznesi dhe kompanitë, ndërsa gënjeshtër është se borxhi publik do të jetë 75 për qind.
Deputetja Sanja Llukarevska në replikën e saj tha se nuk duhet që ligje të tilla, të rëndësishme të vendosen në funksion dhe në interes të nevojave aktuale të pushtetit ekzekutiv, sepse nëse kjo bëhet praktikë, do të ekzistojnë pasoja të gjera.
Siç sqaroi, si grup parlamentar nuk pajtohen që ligjet e tilla të shkojnë në procedurë të shkurtër, dhe potencoi se debati nuk është i mjaftueshëm, sepse duhet të dëgjohet edhe mendimi i Bankës Zhvillimore dhe i ekspertëve të tjerë.
Kuvendi sot në kuadër të mbledhjes së 30-të i votoi edhe ndryshimet e Ligjit për veprimtari turistike, të Ligjit për produkteve ndërtimore dhe të Ligjit për inspektim sanitar dhe shëndetësor. Gjithashtu, me 63 vota “për” ishte miratuar edhe Ligji për ndryshim të ligjit për Inspektoratin Shtetëror për Energjetikë, Miniera dhe Burime Minerale, me procedurë të shkurtër.
Me 63 vota “për” dhe dy “kundër”, Kuvendi e miratoi Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për mbrojtje të konkurrencës, ndërsa me 64 vota “për” dhe dy “kundër” i votoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për inspektimin devizor, me procedurë të shkurtër.
Kuvendi sot i votoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Inspektoratin Shtetëror të Tregut, të Ligjit për Inspektimin e Punës, si dhe të Ligjit për Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me procedurë të shkurtër.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Molliqaj ironizon me Limajn: Nga çelik në bakër, shumë shpejt

Çfarë do të ndodhë nëse SHBA largon trupat, flet ish-komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës