LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Maqedonisë nuk do të delegojë vëzhgues të vetë për referendumin

Kuvendi i Maqedonisë nuk do të delegojë vëzhgues të vetë për referendumin

Kuvendi nuk do të autorizojë vëzhgues nëpër vendvotime gjatë ditës së referendumit. Këtë vendim Kuvendi e ka marrë në takimin e fundit koordinues për referendumin dhe për këtë e ka njoftuar edhe Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.

Ky institucion, si bartës i referendumit, sipas ligjit, ka të drejtën e vëzhgimit në vendvotime, siç e kanë partitë politike në zgjedhje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Trupi koordinues parlamentar për referendumin ka konstatuar se nuk ekziston sistem adekuat i selektimit të numrit të nevojshëm të përfaqësuesve, duke pasur, me atë rast, parasysh se tashmë ka akredituar numër të madh të vëzhguesve ndërkombëtarë dhe vendorë. Njëherit, Trupi koordinues konsideron se organet zgjedhore (80 komisionet komunale zgjedhore dhe këshillat zgjedhorë në RM dhe ajshtë vendit) në mënyër profesionale do t’i përmbushin kompetencat e veta lidhur me referendumin e ardhshëm, duke pasur parasysh atë që organet zgjedhore përbëhen nga persona të punësuar në administratë, ndërsa Kuvendi i RM-së ka besim të plotë në ta”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.


Pas referendumit të 30 shtatorit, mbledhjen e parë plenare Kuvendi pritet ta ketë nga mesi i tetorit, përderisa mbledhje të komisoneve do të ektë në ditët para mbajtejes së mbledhejs./Telegrafi/