LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Maqedonisë e konfirmoi nevojën për ndryshim të Ligjit për pirje të duhanit

Kuvendi i Maqedonisë e konfirmoi nevojën për ndryshim të Ligjit për pirje të duhanit

Deputetët në seancën e sotme të Kuvendit e konfirmuan nevojën për ndryshim të Ligjit për pirje të duhanit me procedurë të shkurtuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç elaboroi njëri nga propozuesit e ligjit, deputeti Romisllav Tuntev, ky është vendimi i njëjtë ligjor që e propozoi LSDM-ja vitin e kaluar, kur ishte opozitë.

”Propozojmë fshirje të një alineje, ndryshim të një paragrafi me qëllim që të mundësohen baza të barabarta për të gjithë punonjësit hotelierik të cilët mundoheshin me ndryshim selektiv të Ligjit, madje duke mos i shkelur aspak të drejtat e mospirësve të duhanit. Përkundrazi, me këto ndryshime dhe plotësime kërkojmë vetëm, atje ku është e lejuar tani pirja e duhanit sipas ligjit, të jetë e lejueshme edhe më tej sipas ligjit, pa marrë parasysh kushtet momentale meteorologjike’, theksoi Tuntev dhe shtoi se bëhet fjalë për qasje të re.


Për këtë ligj, nënvizoi deputeti, do të organizohet edhe debat publik me të gjithë palët e interesuara.

Para fillimit të debatit për ribalancin e Buxhetit, Kuvendi e konfirmoi edhe nevojën për miratim të ndryshimeve të ligjeve për regjistrim të pagesave të gatshme, për borxh publik, për kulturë, për planifikim hapësinor dhe urbanistik, për mbrojtje nga pirja e duhanit dhe për siguri të komunikacionit të rrugëve, njofton AIM.

Kryekuvendari Talat Xhaferi tha se, këto pika do të shqyrtohen pas ribalancit të Buxhetit, ndërsa Ilija Dimovski nga OBRM-PDUKM propozoi të hiqen nga rendi i ditës dhe për to të debatohet, gjegjësisht të shkojnë në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
I reagoi për subvencionet, Peci e fyen rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

I reagoi për subvencionet, Peci e fyen rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

Lajme
Qytetari nga Podujeva dorëzon në polici paratë e gjetura në Han të Elezit, kërkohet pronari

Qytetari nga Podujeva dorëzon në polici paratë e gjetura në Han të Elezit, kërkohet pronari

Lajme
Krasniqi në Hagë: Çdo ditë e më tepër jemi të sigurt se dielli do të lind përsëri

Krasniqi në Hagë: Çdo ditë e më tepër jemi të sigurt se dielli do të lind përsëri

Politikë
Asnjë aktivitet institucional në 30-vjetor, a u “harrua” 17 nëntori i UÇK-së?

Asnjë aktivitet institucional në 30-vjetor, a u “harrua” 17 nëntori i UÇK-së?

Lajme
Përkujtohen viktimat e aksidenteve rrugore, 85 persona humbën jetën gjatë periudhës janar-tetor

Përkujtohen viktimat e aksidenteve rrugore, 85 persona humbën jetën gjatë periudhës janar-tetor

Lajme
Ahmeti në 30 vjetorin e themelimit: UÇK-ja sublim i luftës së popullit shqiptar për liri

Ahmeti në 30 vjetorin e themelimit: UÇK-ja sublim i luftës së popullit shqiptar për liri

Lajme
Kalo në kategori