LAJMI I FUNDIT:

Live

Live Seanca plenare

Deputetët flasin në Kuvend për sulmin terrorist në veri, Kurti jep detaje për armët që u konfiskuan

Përditesuar 28/09/2023 11:03

Kuvendi i Kosovës nisi sot punimet me një minutë heshtje në nderim të policit të vrarë Afrim Bunjaku.

Në seancë u miratua edhe Rezoluta, ku dënohet me termat më të ashpra sulmi i Serbisë ndaj Policisë së Kosovës.


Përmes kësaj Rezolute po ashtu kërkohet nga bashkësia ndërkombëtare që të ballafaqojë Serbinë me rolin e saj në raport me organizimin dhe mbështetjen e çfarëdollojshme që i ka bërë grupit terrorist. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "09-28-2023 14:08:48" ["time"]=> string(16) "28/09/2023 14:08" ["update"]=> bool(false) } 28/09/2023 14:08

Kuvendi i Kosovës dënon ashpër sulmin terrorist të Serbisë ndaj Policisë së Kosovës

Kuvendi i Kosovës miratoi sot Rezolutën ku dënohet ashpër sulmi i Serbisë ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

97 deputetë votuan pro Rezolutës ku dënohet me termat më të ashpër sulmi ndaj Kosovës.


“Kuvendi i Kosovës e dënon me termat më të ashpër sulmin terrorist të organizuar nga Republika e Serbisë mbi Policinë e Kosovës”, tha Konjufca, duke lexuar pjesë të rezolutës.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës përmes kësaj rezolute kërkuan po ashtu nga faktori ndërkombëtar që të ballafaqoj Serbinë me rolin e saj në raport me organizimin dhe mbështetjen e çfarëdollojshme që i ka bërë grupit terrorist për sulmin ndaj Kosovës.

array(3) { ["date"]=> string(19) "09-28-2023 12:55:15" ["time"]=> string(16) "28/09/2023 12:55" ["update"]=> bool(false) } 28/09/2023 12:55

“M80 zolla, Zastava M93 BGA mitraloz, dronë” – Kurti jep detaje për përdorimin e armëve që u konfiskuan nga terroristët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit, ka thënë se Serbia duhet të sanksionohet e të ndëshkohet ndërkombëtarisht për sulmin terrorist të 24 shtatorit në veri.


Ai më tej shpjegoi edhe në detaje disa nga armët që u konfiskuan nga Policia e Kosovës më 25 shtator.

M80 zolla – është sistem njëpërdorimshëm antitank i pa dirigjuar prodhim i Serbisë. Prodhohet në fabrikën shtetërore “Slloboda” në Serbi. Kjo armë përdoret kundër automjeteve të blinduara dhe fortifikimeve. Predha mund të prenetoj çelikun deri në 30 centimetra e distanca efektive është deri në 250 metra.

Zastava M93 BGA mitraloz 33 milimetra – është armë automatike lansuese e granatave 30 milimetra, prodhim i Serbisë. Prodhohet në fabrikën shtetërore “Zadtava Arms” në Kragujevc. Përdoret kundër mjeteve lehtë të blinduara dhe ka distancë efektive 1700 metra.

Mina kundër personale, kundër personave – përdorën kundër këmbësorisë dhe janë të dizajnuara të vrasin dhe dëmtojnë personelin gjatë lëvizjes në teren të caktuar.

Predhat e mortajave, minahedhësve 82 milimetra dhe 62 milimetra – janë predha të standardit të vendeve të lindjes ish-vendeve socialiste. Nuk përdoren nga vendet e NATO-s. Mortaja si armë konsiderohet si armë artilerie dhe përdoret për goditje në distanca të largëta 5-8 km.

Eksplozivë plastik, tritol dhe dinamit – që përdoret për shkatërrimin e urave dhe infrastrukturës, gjithashtu përdoret edhe për punimin e mjeteve të ndryshme shpërthyese për shkatërrimin e personelit dhe mjeteve të blinduara.

Lajmi i plotë KËTU.

array(3) { ["date"]=> string(19) "09-28-2023 12:37:59" ["time"]=> string(16) "28/09/2023 12:37" ["update"]=> bool(false) } 28/09/2023 12:37

Mblidhen grupet parlamentare për harmonizimin e rezolutës që dënon sulmin terrorist në veri

Seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë deri në ora 13:00 në mënyrë që grupe parlamentare t’i harmonizojnë qëndrimet për rezolutën që dënon sulmin terrorist në veri të vendit.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se grupe parlamentare do të punojnë për pikat që i konsiderojnë të nevojshme të jenë pjesë e rezolutës.


LVV, PDK, LDK e AAK theksuan gjatë seancës se sulmi i së dielës ishte terrorist dhe adresën e ka në Beograd.

Këto grupe parlamentare shprehën mbështetjen për rezolutë, gjersa nga AAK u tha se rezoluta duhet të përfshijë edhe një pikë ku kërkohet hetim urgjent ndërkombëtar për sulmin terrorist.

array(3) { ["date"]=> string(19) "09-28-2023 12:31:34" ["time"]=> string(16) "28/09/2023 12:31" ["update"]=> bool(false) } 28/09/2023 12:31

Sulmi terrorist në veri, Kurti: Serbia të sanksionohet e ndëshkohet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit, ka thënë se të dielën e 24 shtatorit përjetuam sulm agresor të bandave kriminale e terroriste të Serbisë, jo vetëm ndaj Policisë së Kosovës, por edhe ndaj shtetit, republikës e rendit dhe sigurisë tonë.

“Sulmi i orkestruar nga bandat e maskuara kriminale e terroriste vrau zyrtarin tonë policor Afrim Bujakun dhe plagosi një zyrtar tjetër. Ishte ditë e rëndë për vendin tonë. Vrasja e tij u kthye në angazhim më të shtuar në luftimin e  bandave kriminale e terroriste dhe në fitore të betejës nga Policia e Kosovës”, tha Kurti.


Kryeministri shtoi se terroristët ose janë vrarë, ose janë arrestuar ose janë në ndjekje pasi që ikën.

“Afrim Bunjaku është heroi më i ri i Kosovës. Ai u vra në pritë në orën 03:00 të mëngjesit kur ishte ende errësirë. Me të zbardhur dita u pa se çfarëdo grupe kriminale e terroriste nuk kanë shanse me Policinë e Kosovës”, tha Kurti.

Kurti theksoi se në Banjskë kishte sulm terrorist e kriminal që cenoi sigurinë, sovranitetin shtetëror dhe integritetin territorial.

Lajmin e plotë mund ta lexoni këtu:

array(3) { ["date"]=> string(19) "09-28-2023 12:21:18" ["time"]=> string(16) "28/09/2023 12:21" ["update"]=> bool(false) } 28/09/2023 12:21

Deputeti nga grupi multietnik: Mirënjohje dhe mbështetje për punën e madhe të Policisë së Kosovës

Kryetari i grupit parlamentar multietnik, Enis Kervan tha se veriu vazhdon të jetë shqetësim kryesor i Kosovës.


Ai para deputetëve të Kuvendit tha se sakrifica e policit Afrim Bunjaku ua kujton sfidat e jashtëzakonshme me të cilat përballet vendi.

“Si kryetar i grupit parlamentar multietnik qëndrojmë para jush jo vetëm si deputet por edhe si bashkëqytetar të prekur shumë nga ky sulm terrorist

Asnjë fjalë nuk mund të përcjellë pikëllimin që ndjejmë dhe i shprehim ngushëllime familjes Bunjaku”, tha ai.

Deputeti Kervan shprehur mirënjohjen dhe mbështetjen për punën e madhe të Policisë së Kosovës.

“Përkushtimi i rreshter Bunjakut dhe Policisë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë dëshmon sakrificat e bëra të zyrtarëve policorë

Këto gra dhe burra të guximshëm vazhdojnë të jenë mbrojtësit tanë kundër atyre që kërkojnë ta prishin rendin tonë kushtetues”, tha ai.

array(3) { ["date"]=> string(19) "09-28-2023 12:19:03" ["time"]=> string(16) "28/09/2023 12:19" ["update"]=> bool(false) } 28/09/2023 12:19

Pas sulmit në veri, Abdixhiku: Qëllim ishte nxitja e përplasjes së Policisë me civilët

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku dënoi sulmin e së dielës në veri të vendit.  

Abdixhiku gjatë seancës së rregullt plenare tha se sulmi i së dielës ka pasur për qëllim nxitjen e përplasjes së policisë me popullsinë civile.


“Këtë të diele Republika e Kosovës u bë cak i një sulmi mirë të organizuar, mirë të paramenduar terroristë. Në krye të këtij organizimi qëndronte krimineli, tashmë i shndërruar në terrorist, Milan Radoiçiq në mbështetje të tij, tashmë pas asnjë dyshim qëndronte Republika e Serbisë”.

Kliko këtu për të lexuar deklarimin e plotë të Abdixhikut.

array(3) { ["date"]=> string(19) "09-28-2023 12:15:11" ["time"]=> string(16) "28/09/2023 12:15" ["update"]=> bool(false) } 28/09/2023 12:15

Deputetja e LVV-së me një mesazh për Bashkimin Evropian

Deputetja e LVV-së, Adriana Matoshi, në seancën e sotme ka veshur një bluzë në të cilën ka një dedikim për BE:

“BE: Refuzoni terrorin, përqafojeni Evropën”


“Masa kundër shtetit terrorist, jo shtetit paqësor”.

array(3) { ["date"]=> string(19) "09-28-2023 12:13:56" ["time"]=> string(16) "28/09/2023 12:13" ["update"]=> bool(false) } 28/09/2023 12:13

Haradinaj: Sulmi terrorist i së dielës i sponsorizuar nga Serbia, morën përgjigjen më të mirë nga institucionet e sigurisë në koordinim me aleatët  

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha para deputetëve të Kuvendit se ajo çfarë ka ndodhur të dielën është sulm terrorist, nga një formacion terrorist i sponsorizuar nga Serbia dhe kjo sipas tij është e qartë.

Ai tha se ky sulm terrorist e mori përgjigjen më të mirë që do mund të merrte.


“Institucionet e sigurisë së Kosovës në koordinim me aleatët ndërkombëtarë i mposhtën me turp…”, tha ai.

array(3) { ["date"]=> string(19) "09-28-2023 12:04:13" ["time"]=> string(16) "28/09/2023 12:04" ["update"]=> bool(false) } 28/09/2023 12:04

Kusari-Lila: Sulmi terrorist në veri parashihte luftë, ndarje dhe destabilizim të Kosovës

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka folur për sulmin terrorist në veri të vendit.


Kusari-Lila nga foltorja e Kuvendit i ka shprehur ngushëllime familjes Bunjaku, Policisë së Kosovës dhe qytetarëve për humbjen e rreshterit Afrim Bunjaku.

“Ne humbëm një rreshter por fituam një hero. Në këto ditë sfiduese për shtetin dhe integritetin territorial të vendit tonë, në ditë të dhimbjes dhe krenarisë për policinë, gjejmë forcën dhe kurajon të shikojmë përtej vijave politike dhe tregojmë unitetin karshi sulmeve që synojnë të shkatërrojë çdo gjë që është ndërtuar”, tha Kusari-Lila, ndërsa duke klikuar këtu mund ta lexoni deklarimin e saj të plotë nga foltorja e Kuvendit.

array(3) { ["date"]=> string(19) "09-28-2023 11:55:42" ["time"]=> string(16) "28/09/2023 11:55" ["update"]=> bool(false) } 28/09/2023 11:55

Krasniqi: Sulmi terrorist ndaj Kosovës adresën e ka në Beograd, bashkësia ndërkombëtare urgjentisht të nisë hetim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se PDK mbështet rezolutën e propozuar për të dënuar sulmin terrorist në veri të vendit.

Ai tha se sot nuk është koha që të flasin për betejat e brendshme politike.


I pari i PDK-së tha se është e qartë se organizimi dhe orkestrimi i sulmit terrorist mbi vendin tonë adresën kryesore e ka në Beograd, ndërkaq kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar të nisë një hetim urgjent.

Lajmin e plotë mund ta lexoni këtu:

array(3) { ["date"]=> string(19) "09-28-2023 11:40:42" ["time"]=> string(16) "28/09/2023 11:40" ["update"]=> bool(false) } 28/09/2023 11:40

Kuvendi nis seancën me një minutë heshtje në nderim të policit Afrim Bunjaku

Kuvendi i Kosovës nisi sot punimet me një minutë heshtje në nderim të policit Afrim Bunjaku i cili u vra në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Të dielën u sulmua Policia e Kosovës në Banjskë nga një grup prej më shumë se 30 serbëve të armatosur.


Në këtë sulm u vra polici Bunjaku dhe u plagos polici tjetër Alban Rashiti.

Nga radhët e sulmuesve serbë të vdekur kanë mbetur katër persona.