Sot Kuvendi i Kosovës mbajti tentativën e 11-të për konstituim, pas më shumë se tre javësh bllokadë institucionale.
Deputetët u rikthyen në sallë në përpjekje për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit, por sërish ky proces dështoi e kjo për shkak të mospajtimeve mes partive politike.
Edhe sot nuk pati lëvizje përpara vetëm përsëritje e skenarëve të mëhershëm.
Telegrafi ka raportuar për zhvillimet në kohë reale.
05/05/2025 10:35-Jep mendimin nëpërmjet votës
05/05/2025 10:30-Tentativa e 11-të për konstituim dështon
Kuvendi i Kosovës edhe në tentativën e 11-të nuk arriti që të konstituohet.
Kryesuesi Avni Dehari kërkoi sërish nga PDK, LDK, AAK, Nisma dhe Lista Serbe që të propozoi anëtarë për komisionin për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Të njëjtat sikurse në seancën e kaluar nuk propozuan asnjë anëtarë, duke kundërshtuar kështu propozimin e LVV-së që kryeparlamentari të zgjidhet në mënyrë të fshehtë.
Të pranishëm në sallë ishin 111 deputetë. Për kanë votuar 56 deputetë, kundër 1 dhe një ka abstenuar.
Seanca vazhdon të mërkurën në orën 10:00
05/05/2025 10:21-Limaj: Ka filluar me votim të hapur dhe duhet të përfundojë kështu
![]()
Kryetari i Nismas, Fatmir Limaj, para nisjes së vazhdimit të seancës konstituive ka folur për mënyrën e fshehtë të votimit për kryeparlamentar.
Ai tha se po të fillonte me votim të fshehtë do të ishte e lejueshme.
“Ka filluar me votim të hapur dhe duhet të përfundojë kështu”, tha ai.
05/05/2025 10:18-Musliu: LVV nuk ka të drejtë të bllokojë Kuvendin, deklaratat shoviniste janë të papranueshme
![]()
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se ata që nuk kanë kontribuuar në lirinë e Kosovës, nuk kanë të drejtë të vazhdojnë ta shkatërrojnë vendin.
Ajo këto deklarata i pati konkretisht për LVV-në.
“Ata të cilët nuk e kanë vendosur asnjë gur qoftë në themelin e lirisë, qoftë në shtetndërtim, nuk e kanë asnjë të drejtë të vazhdojnë ta shkatërrojnë shtetin e Kosovës”, tha ajo para gazetarëve.
Kur u pyet për argumentin e LVV-së se Albulena Haxhiu është kandidatja më e votuar.
Ajo u tha atyre që të mos i sjellin “deklaratat shoviniste të VV’së”.
“Mua farë s’më intereson se çfarë thotë VV, ju mediat duhet të merrni mësimin e juaj sepse e keni zënë vendin e 99’të për lirinë e medias dhe është mirë që të paktën deklaratat e tyre shoviniste të mos na i sillni ndër hundë. Nuk ka asnjë arsyetim dhe asnjë justifikim për bllokimin e kuvendit”, tha ajo.
05/05/2025 10:07-Zemaj: Pa marrëveshje politike, s’do të ketë rezultat
![]()
Deputeti i LDK, Armend Zemaj, ka thënë se tashmë është bërë e qartë që s’do të ketë rezultate në formimin e institucioneve pa marrëveshje politike.
“Është e qartë tashmë se pa pasur një marrëveshje politike dhe pa u definuar se cila parti apo cili subjekt do ta sigurojë shumicën, për të krijuar Kuvendin edhe Qeverinë e Kosovës, nuk besoj se do të ketë ndonjë rezultat”, ka theksuar Zemaj, para nisjes së seancës.
05/05/2025 10:07-Haradinaj: Nëse ka kandidat të ri votojmë pro, ndryshe vota është kundër
![]()
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj para senacës konstitutive është deklaruar për media.
Haradinaj ka thënë se nëse kemi kandidat të ri unifikues do ta kryejmë detyrën tonë, nëse jo do të vazhdoj njëjtë.
“Mendoj se është urgjente që ne si opozitë ta shqyrtojmë këtë situatë dhe të gjejmë një rrugë për veprime mëtejmë. Mund të jetë një adresim në Gjykatën Kushtetuese”, tha Haradinaj.
Lajmi i plotë
KËTU.
05/05/2025 10:06-Kusari-Lila: Ditë e re fat i ri, Haxhiu është kandidate për kryeparlamentare

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila thotë se vazhdimi i seancës së sotme konstituive do të vazhdojë aty ku ka mbetur procedura.
Ajo thotë se është fakti i ditur që Albulena Haxhiu është kandidatja e LVV-së për kryetare të Kuvendit të Kosovës.
“Procedura duhet të vazhdoj aty ku ka mbetur ta shohim…Është fakt i ditur që Albulena Haxhiu është kandidate. Ditë e re fat i ri”, theksoi ajo.
Lajmi i plotë
KËTU.
05/05/2025 09:56-AAK nuk e përkrah votimin e fshehtë
![]()
Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj para fillimit të seancës së radhës konstituive është deklaruar para mediave.
Brahimaj ka thënë se po duket se do të jetë e njëjta rutinë.
“Po duket e njëjta rutinë. Aleanca qëndron në ato që i ka thënë në seancat e kaluara”, tha Brahimaj.
Sa i përket çështjes së votimit të fshehtë për kryeparlamentarin, deputeti i AAK-së tha se “është joligjore dhe antikushtetuese”. /Telegrafi/
05/05/2025 09:52-Kurti përsëri nuk flet për gazetarët
![]()
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti edhe sot kur për herë të njëmbëdhjetë po tentohet konstiuimi i Kuvendit të Kosovës, përsëri nuk foli për medie.
Nëpër daljet publike të fundit, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk iu është përgjigjur gazetarëve kur është pyetur rreth konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Sot është tentimi i 11-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Tashmë partia e parë e cila doli në zgjedhjet e 9 shkurtit Lëvizja Vetëvendosje po tenton që kryeparlamentarin ta zgjedh me votim të fshehtë, por kjo mënyrë e votimit nuk po përkrahet nga partitë opozitare.
Lëvizja Vetëvendosje e ka propozuar Albulena Haxhiu për kryeparlamenetare./