Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare ku do të votohet rezoluta për gjenocidin serb në Kosovë.

Seanca i ka shtatë pika të rendit të ditës, ku ndër të tjera është propozim rezoluta për gjenocidin, formimi i komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit dhe pika tjera që lidhen me gjenocidin.


Rendi i ditës:Koha për deklarime jashtë rendit të ditës, Koha për pyetje parlamentare, Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjimit shtetëror serb në Kosovë, Formimi i Komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë, Vendimi për ndërtimin e Muzeut të Gjenocidit, tek ish – Fabrika e tjegullave, Vendim për ndërtimin e Memorialit të dëbimit, tek Stacioni hekurudhor i Prishtinës, Caktimi i Ditës së Gjenocidit. /Telegrafi/