LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi diskuton për Raportin vjetor të Avokatit të popullit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, sot në suaza të vazhdimit të tretë të seancës 103, e ka filluar diskutimin e Raportit vjetor të Avokatit të popullit për shkallën e sigurimit, respektimit, përparimit dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut për vitin 2015, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Avokati i popullit, Ixhet Memeti në fjalimin e tij para deputetëve ka theksuar se në vitin për të cilin raportohet janë konstatuar shkelje të shumta të drejtave kushtetuese dhe ligjore të grupeve më të mëdha qytetarësh. Ai ka bërë me dije për ndjekjen e paligjshme të komunikimeve-përgjimit, krizën e emigrantëve, pagesën e taksës për radio-shpërndarje, anulimin retroaktiv të drejtave për ndihmë sociale, të cilat siç ka thënë janë vetëm një pjesë e lëndëve të cilat i ka shqyrtuar Avokati i popullit.

“Në vitin për të cilin raportohet, është pranuar numri më i madh i ankesave të qytetarëve qëkur ekziston institucioni i Avokatit të popullit në Maqedoni. Kemi vepruar sipas 5.336 rasteve, ndërsa janë realizuar mbi 8.000 biseda me qytetarë të Maqedonisë dhe të huaj, për probleme të ndryshme me të cilët janë ballafaquar dhe u është dhënë këshillë juridike.


Ai ka konstatuar se në punën sipas lëndëve në vitin 2015 kanë pasur më tepër shkelje të të drejtave të njeriut ndaj të cilëve kanë reaguar, por edhe se kanë pasur më pak ndërhyrje të pranuara sesa në vitin e kaluar.

Në fund ai ka theksuar se në vitin 2015 më tepër institucione e kanë penguar punën e Avokatit të popullit, ndërsa pjesa tjetër kanë komunikuar vetëm në mënyrë formale. Sa i përket kuadrove të Avokatit të popullit, ai është ankuar se zyra në Shkup në vend se të punojë me katër zëvendës funksionon vetëm me një zëvendës avokat të popullit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
Kalo në kategori