LAJMI I FUNDIT:

​Kuvendi i Kosovës zgjidh problemin me punëtorët e mirëmbajtjes së objektit

​Kuvendi i Kosovës zgjidh problemin me punëtorët e mirëmbajtjes së objektit

Kuvendi i Kosovës ka dalë me një sqarim lidhur me kontratën e re për pastrim dhe mirëmbajtje higjienike të hapësirave të këtij institucioni.

Përmes një njoftimi, Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se kontrata e fundit për pastrim dhe mirëmbajtje higjienike është lidhur para nxjerrjes së vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagës minimale në 350 euro.

Kontrata e mirëmbajtjes-pastrimit, thuhet në njoftim, ka përfunduar më 14.11.2024, ndërkaq Kuvendi, pasi ka zhvilluar procedurën e prokurimit dhe bazuar në oferta, sot, më 15.11.2024, ka lidhur kontratë të re për pastrim dhe mirëmbajtje higjienike të hapësirave të institucionit.


“Në respektim të Vendimit të Qeverisë për Pagën Minimale, në kontratën e lidhur sot pagesa mujore për punëtorët e mirëmbajtjes/pastrimit do të jetë së paku 400 euro. Kuvendi është pranues i shërbimeve nga operatori ekonomik dhe sipas ligjit i njëjti kërkon shërbime, por nuk ka të drejtë të ndërhyjë në përzgjedhjen e stafit të operatorit ekonomik , me operatorin Schafberger Jr. GmbH – Dega Kosovë.”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se punëtorët e mirëmbajtjes në Kuvendin e Republikës së Kosovës nuk janë punëtorë të Kuvendit të Kosovës, por janë punëtorë të angazhuar nga ana e operatorit ekonomik, me të cilin Kuvendi ka kontratë për pastrim dhe mirëmbajtje higjienike.

Në njoftim  janë dhënë edhe pagat minimale bruto për stafin e kontraktuar për pastrim dhe mirëmbajtje higjienike nga viti 2018:

Kontrata 21.12.2018 – 20.12.2021 – paga minimale bruto: 250 euro.

Kontrata 21.12.2021 – 20.03.2022 – paga minimale bruto: 250 euro.

Kontrata 01.04.2022 – 30.04.2022 – paga minimale bruto: 250 euro.

Kontrata 01.05.2022 – 31.10.2022 – paga minimale bruto: 280 euro.

Kontrata 01.11.2022 – 30.04.2023 – paga minimale bruto: 280 euro.

Kontrata 01.05.2023 – 30.04.2024 – paga minimale bruto: 300 euro.

Kontrata 15.05.2024 – 14.11.2024 – paga minimale bruto: 300 euro.

Nga 16 shtator 2024, punëtorët e pastrimit në Kuvendin e Kosovës kanë hyrë në grevë, duke kërkuar rritje pagash. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Kalo në kategori