LAJMI I FUNDIT:

​Kuvendi i Deçanit me komision për emërtimin e rrugëve, shesheve dhe hapësirave publike

​Kuvendi i Deçanit me komision për emërtimin e rrugëve, shesheve dhe hapësirave publike

Kuvendi i Komunës së Deçanit ka mbajtur seancën e rregullt në të cilën u votuan disa pika dhe u diskutua për mbarëvajtjen e komisioneve si i atij për emërtimin e rrugëve shesheve dhe hapësirave tjera publike.

Kryetari i komisionit për emërtimin e këtyre hapësirave, Orges Tafilaj, tha se takimet të cilat i kanë mbajtur më përfaqësuesit të këtyre zonave kanë dështuar njëherë për shkak që sipas tij komisioni nuk i është përmbajt të gjitha rregullave në lidhje me krijimin e emrave për këto rrugë.

“Kemi mbajt mbledhje me të gjithë përfaqësuesit e fshatrave, dëgjim publik, që është mbajt në këtë sallë dhe kemi diskutuar në lidhje me veprimet e mëparshme të cilat janë refuzuar fillimisht për shkak se nuk ju kemi përmbajt, për shkak që iu kemi përmbajt emrave që kanë qenë në listën rezervë”, tha ai.


Për këtë arsye Tafilaj është shprehur se ka qenë e nevojshme krijimi i një liste të re, duke shtuar se këtë e kanë bërë gjithnjë në bashkëpunim me banorët e atyre vendeve.

Por, sipas tij probleme hasën në mos ecurinë e themelimit të këtyre, pasi Tafilaj potencoi se kanë qëlluar në të njëjtën kohë me zgjedhjen e përfaqësuesve të disa fshatrave.

“Realisht është në bazë të udhëzimeve në bazë ligjit ka qenë e nevojshme krijimi i një liste me emrat rezervë. Jemi konsultuar me përfaqësuesit e fshatrave megjithatë kemi pasur një problem se puna e komisionit ka konsistuar në të njëjtën kohë me zgjedhjen e përfaqësuesve të tri fshatrave dhe për këtë arsye jashtë atij dëgjimi publik është dashur të mbahen dëgjime të reja publike dhe është shtyrë afati”, tha ai.

Gjithashtu, Tafilaj shton se komisioni për themelimin e emrave të rrugëve shesheve dhe hapësirave do të bëjnë vizita në vende ku mungojnë, në mënyrë që të shohin gjendjen për së afërmi dhe gjatë qershorit sipas tij do të fillojë shqyrtimi i tyre.

“Me marrjen e kërkesave nga përfaqësuesit e fshatrave realisht ka qenë një numër i madh 235, ne kemi marr vendim që të bëjmë agjendën e daljes në teren dhe të vizitojmë secilën rrugë veç e veç në mënyrë që ta shohim gjendjen faktike aty, kemi shikuar secilën prej tyre”, tha ai.

Gjatë kësaj seance u votua edhe për themelimin i komitetit për shëndetësi, arsim dhe kulturë./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Abdixhiku: Seanca duhet të mbahet brenda 48 orëve, nesër nga ora 10:00 deputetët e LDK-së do të jenë prezent në seancën që duhet të ndodh

Abdixhiku: Seanca duhet të mbahet brenda 48 orëve, nesër nga ora 10:00 deputetët e LDK-së do të jenë prezent në seancën që duhet të ndodh

Lajme
Kurti: Pas fitores jemi të gatshëm të krijojmë institucionet sa më parë

Kurti: Pas fitores jemi të gatshëm të krijojmë institucionet sa më parë

Lajme
Bullgaria mohon përfshirjen në aleancën e mbrojtjes mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Bullgaria mohon përfshirjen në aleancën e mbrojtjes mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Lajme
Kurti: Qeveritë e kaluara qëndruan në detyrë pavarësisht krizave, por neve na kërkohet të largohemi menjëherë

Kurti: Qeveritë e kaluara qëndruan në detyrë pavarësisht krizave, por neve na kërkohet të largohemi menjëherë

Lajme
Përfundon rruga Shëngjin – Velipojë, Rama: Vlerë e shtuar për turizmin

Përfundon rruga Shëngjin – Velipojë, Rama: Vlerë e shtuar për turizmin

Lajme
“Ngërçi” i konstituimit të Kuvendit, deklarohet Hekuran Murati

“Ngërçi” i konstituimit të Kuvendit, deklarohet Hekuran Murati

Lajme
Kalo në kategori