Partia më e madhe opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës parashtron kritere dhe kushte të veçanta sipas së cilave, ajo do të mund të përfshihej eventualisht në kuadër të procesit të negociatave me Serbinë.
Para së gjithash, LDK-ja, sipas zyrtarëve të saj, kërkon që Ekipi negociues të ketë një legjitimitet të plotë institucional e kushtetues në Kosovë dhe së dyti, që negociatat t’u përmbahen parimeve të vendeve të Quint-it, duke preferuar që aty garantuese të procesit të jenë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Anëtarët e Ekipit negociator të Kosovës pritet që më 8 janar të kenë një takim në Bruksel me zyrtarët e Bashkimit Evropian për t’i informuara ata me ecurinë e përgatitjeve në Kosovë për procesin e dialogut me Serbinë.
Pjesë e këtij ekipi nuk pritet të jenë përfaqësuesit nga dy partitë opozitare, përkatësisht nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, tha për Radion Evropa e Lirë, se LDK-ja pavarësisht kërkesave të ndryshme që të jetë pjesë e dialogut, nuk ka ndryshuar mendje.
“Qëndrimi i LDK-së nuk ka ndryshuar asgjë nga takimi i fundit që ne kemi pasur me Kryesinë dhe Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së. Pra, LDK-ja e ka ofruar platformën e saj për parimet e dialogut dhe mënyrën se si e sheh të kornizuar një dialog në vija të njëjta me parimet negociuese që grupi i Quint-it i ka miratuar në verën e vitit 2018. Dhe, ne legjitimitetin politik nuk mund t’ia japim [Qeverisë dhe Ekipit negociator] sepse ai nuk falet, legjitimiteti politik ose fitohet me zgjedhje ose me marrëveshje politike”, theksoi Haziri.
Ai tha se kohëve të fundit kanë pasur takime me përfaqësues ndërkombëtarë në Kosovë dhe se, sipas tij, faktori ndërkombëtar është duke kërkuar nga LDK-ja që të ketë një rol aktiv e determinues në proceset e mëdha të shtet-ndërtimit të Kosovës dhe zgjidhjes së problemeve.
Haziti theksoi, po ashtu, se askush nuk mund ta shohë LDK-në jashtë procesit të arritjes së një marrëveshjeje finale në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Roli historik i LDK-së edhe në themelimin e Republikës dhe në luftën për liri dhe pavarësi të këtij vendi, i jep atributin e partisë, e cila duhet detyrimisht të jetë kontribut-dhënëse në këtë proces. Por, pa fajin tonë kemi mbetur në këtë pozitë opozitare dhe nga ky kënd po bëjmë përpjekje maksimale të kontribuojmë me racionalitet politik në këtë proces”, tha Haziri.
Ekipi negociues i Kosovës ka në përbërje përfaqësues të Qeverisë, apo partive të koalicionit qeverisës, si dhe përfaqësues të subjektit opozitar Partia Socialdemokrate. Ky ekip ka zhvilluar edhe dy takime, të cilat i kishte thirrur kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.
Por, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i cili është edhe kryetar i Komunës së Gjilanit, kritikoi kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, duke thënë se ai nuk ka ndërmarrë asnjë iniciativë serioze e konkrete për të arritur një konsensus politik lidhur me procesin e dialogut me Serbinë. Veprimet e deritanishme të Veselit, për Hazirin, janë një fushatë politike dhe asgjë më shumë.
“Ne nuk kemi parë asnjë lëvizje, hiq këto të fundit të vitit të ri nga kryetari i PAN-it dhe kryetari i Kuvendit, i cili ka bërë më shumë shou politik të stilit të babadimrit, sesa të një politikani dhe një lideri të pjekur politikisht, i cili punon ditë e natë për të arritur konsensus”, tha Haziri.
Haziri, megjithatë, u shpreh se vendimin përfundimtar për pjesëmarrje në këtë proces, LDK-ja do ta marrë pas përcaktimit të modalitete të negociatave.
“Vendimi parimor është marrë, ndryshimi i vendimit eventualisht mund të vijë pas përcaktimit të modalitetit të negociatave dhe një roli garantues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Natyrisht, gjithmonë duke pasur parasysh platformën politike të LDK-së edhe qëndrimin politik që LDK-ja e ka sot”, u shpreh Haziri.
Nga ana tjetër, analistët politikë kanë kritikuar LDK-në duke thënë se qëndrimet e saj dykuptimshme nuk mund të çojnë askund.
Imer Mushkolaj, analist, tha se LDK-ja dhe përfaqësuesit e saj politikë duhet të jenë të qartë dhe të tregojnë se duan apo jo që të marrin pjesë në Ekipin negociator.
“LDK-ja duhet të marrë pjesë në veprimet e nevojshme për t’i vendosur këto korniza të dialogut. Është shumë e lehtë të qëndrosh anash edhe të presësh që dikush tjetër t’i vendosë kornizat ose t’i japë kahe dialogut. Por, përgjegjësia e partive, në këtë rast edhe e LDK-së, është që të jetë pjesë aktive e procesit nëse përnjëmend dëshiron që të ndihmojë dialogun. Përndryshe, nëse nuk do të jetë pjesë e dialogut apo e Ekipit negociator, duhet ta bëjë të qartë si Lëvizja Vetëvendosje, që thotë se ‘ne nuk marrim pjesë në ekip’ dhe jemi kundër kësaj marrëveshjeje”, vlerësoi Mushkolaj.
Sidoqoftë, Kuvendi i Kosovës ka arritur ta krijojë një Ekip negociator, i përbërë nga përfaqësuesit e partive politike në pushtet, si dhe nga subjekti opozitar, Partia Socialdemokrate. Dy partitë tjera më të mëdha në opozitë, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, kanë refuzuar të jenë pjesë e këtij ekipi.
Ekipi negociator pritet të shkojë në një takim në Bruksel, më 8 janar të vitit 2019. Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili në vitin 2011 kishte nisur si dialog për rregullimin e çështjeve teknike, për të vazhduar më pas si dialog politik, nuk ka dhënë rezultatet e pritura nga palët në dialog e as nga Bashkimi Evropian, si lehtësues i këtij procesi, vlerësojnë njohësit e çështjeve politike në vend.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRamadani kërkon të mos lejohet Stoilkoviq në takimin e dy qeverive: Ka agjendë anti-shqiptare, është njëjtë sikur të jetë Vulini aty
Pacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës
Haradinaj paralajmëron mundësinë e destabilizimit të veriut nga Vuçiqi para zgjedhjeve në Kosovë
Haziri akuzon Kurtin për sofizëm dhe mashtrime: Besimtarët e tij do të shokohen
Gjendet pa shenja jete një grua në Fushë Kosovë, policia nis hetimet
Arrestohet i dyshuari në Leposaviq – e incizoi të dashurën derisa ishte në gjumë dhe videot i publikoi në rrjetet sociale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit