LAJMI I FUNDIT:

Kush ishte shënjestra e shpërthimit në Shkodër?

Kush ishte shënjestra e shpërthimit në Shkodër?

Qyteti i Shkodrës është tronditur paraditen e së shtunës nga një shpërthim eksplozivi në lagjen “Rus”, pranë tregut të qytetit.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur tetë persona, midis të cilëve dhe shënjestra e dyshuar e këtij atentati, Lulzim Kulla 42 vjeç, i cili ka marrë plagë të rënda, ndërsa shtatë të plagosurit e tjerë kanë marrë dëmtime pa rrezik për jetët e tyre.

Lënda shpërthyese, rreth 300 gram tritol, ishte vendosur në një motor i cili ishte parkuar mes banesës së Kulles dhe mjetit të tij të parkuar pak çaste para shpërthimit.


Aktivizimi i lëndës plasëse, që dyshohet se është realizuar me komandim në distancë, ndodhi kur Kulla u afrua për tu futur në banesë, çka sipas policisë ngre dyshime se lëvizjet e tij janë përcjellur nga organizatorët e atentatit.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka ngritur një grup të posaçëm hetimi, ndërsa kanë mbërritur ekspertë edhe nga drejtoria e përgjithshme e policisë.

Përveç provave materiale në vendngjarje, kanë nisur verifikimet e kamerave të sigurisë që ndodhen rreth vendngjarjes për të identifikuar së paku personin që ka parkuar motorin bombë, njofton Top Channel.

Dëshmitarë okularë tregojnë momentin e shpërthimit.

Lulzim Kulla është një person me precedentë të mëparshme penale.

Në qershor të vitit të kaluar ai u arrestua nga policia për kultivim të lëndëve narkotike në zonën e Dukagjinit, por u lirua sërish pas disa muajsh.

Ndërsa pas vitit 1997, Kulla është njohur edhe si i forti i Shkodrës, pasi dyshohet se ka qenë pjesë e disa grupeve kriminale në atë kohë.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori