LAJMI I FUNDIT:

Kush gabon për rritjen ekonomike në Maqedoni, qeveria apo BPRM-ja?

Kush gabon për rritjen ekonomike në Maqedoni, qeveria apo BPRM-ja?

Ekonomia e Maqedonisë vitin e ardhshëm pritet të ketë rritje prej 3 për qind sipas projeksionit të Qeverisë dhe 3,5 për qind sipas Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë.

Qeveria pret se rritja e aktiviteteve ekonomike vitin e ardhshëm do të lëviz nga eksporti i mallrave dhe shërbimeve, i cili është projektuar me rritje prej 6 për qind në bazë reale. Ndikim pozitiv pritet të ketë zgjidhja e krizës politike me përfundimin e zgjedhjeve ndaj besimit të kompanive vendore që megjithatë do të kontribuojë për rritje të rritur të investimeve dhe konsumit.

Ndërtimtaria pritet të ketë rritje prej 5,2 për qind, sektori i shërbimit 2,8 për qind, sektori i bujqësisë 2,3 për qind dhe industria me rritje prej rreth 2 për qind, shkruan AIM.


Viti që kalon pritet të përfundojë me rritje të BPV-së mbi projeksionin prej 2,3 për qind.
Në tre mujoret e para, siç tha ministri i financave Kiril Minoski , ka në vazhdimësi norma të rritjes së BPV-së të cilat lëvizin mbi 2,5 për qind.

Banka Popullore e RM-së sipas projeksionit të fundit vlerëson se rritja e ekonomisë së Maqedonisë për këtë vit do të arrij 2,3 për qind.

BPRM pret rikuperim të ekonomisë dhe rritja të arrij 3,5 për qind në vitin 2017 dhe 2,7 për qind në vitin 2018.
Bartësi i rritjes për këtë vit janë investimet dhe eksporti ndërsa impuls shtesë jep edhe konsumi privat./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kalo në kategori