Shqiptari i arrestua tre ditë më parë në Malajzi për terrorizëm quhet Klodian Zaimi dhe është nga Cërriku. Ka mbaruar studimet ne Jordani për teologji. Zaimi në Malajzi mbante emrin fetar Ibrahim Zaimi. Sipas medieve në Shqipëri ai është dhëndri i një hoxhe të njohur në Elbasan.
Lajmin për arrestimin e tij u dha fillimisht nga mediat malajzeze. Në përgjigje të interesimit të medias, Policia Shqiptare konfirmoi të dielën arrestimin e tij por dha vetëm inicialet. Sipas policisë, 35 vjeçari shqiptar banonte dhe punon prej vitesh në Malajzi.
“Një nga 8 të arrestuarit në Malajzi, të dyshuar për terrorizëm, është shtetasi shqiptar Z.K., i cili banon dhe punon prej vitesh ne ate shtet ku dhe ka mbaruar studimet e larta. Strukturat e specializuara të Antiterrorit në Policinë e Shtetit janë duke punuar intensivisht për rastin në fjalë si dhe për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal. Policia e Shtetit po bashkëpunon me agjensitë e tjera ligjzbatuese e inteligjente në vend dhe jashtë saj, duke shkëmbyer të dhëna”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
Sakaq, referuar mediave vendase mësojmë se grupi ishte i përbërë nga 4 malajzianë, 3 filipinas dhe 1 shqiptar. Operacionet për arrestimin e tyre u bënë në 3 qytete të ndryshme të vendit.
Sipas policisë malajzeze, shtetasi shqiptar luante një rol drejtues në grupin e të arrestuarve dhe detyra e tij ishte të mbante lidhjet me Shtetin Islamik. Krahas lidhjeve me ISIS, policia thotë se grupi vepronte edhe për të bërë rekrutime për organizatën terroriste Al Kaeda.
Sipas zyrtarëve, ata kishin planifikuar sulme në tempuj, kisha dhe xhami për të shkaktuar konflikte midis grupeve të ndryshme fetare. /Opinion.al /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës