LAJMI I FUNDIT:

Kush është Michael Kors, njeriu i cili e ka blerë shtëpinë e modës “Versace” dhe ia ka ndërruar emrin

Kush është Michael Kors, njeriu i cili e ka blerë shtëpinë e modës “Versace” dhe ia ka ndërruar emrin

Gjiganti amerikan i modës Michael Kors ka konfirmuar blerjen e Versace për 2,1 miliardë dollarë, gjë që i ka shqetësuar shumë adhurues të kësaj shtëpie të modës.

Drejtorja kreative, Donatella Versace, ka qenë në krye të kompanisë që nga vrasja e vëllait të saj Gianni Versace, në vitin 1997, transmeton Telegrafi.

“Versace” është 80 për qind në pronësi të familjes, ndërsa pjesën tjetër prej 20 për qind e posedon kompania “Blackstone Group”.


– Donatela do të vazhdojë të drejtojë vizionin kreativ të kompanisë, ka thënë drejtori ekzekutiv i Michael Kors, John Idol.

“Ky është një moment shumë emocionues për Versace”, tha Donatella. Kanë kaluar më shumë se 20 vjet që kur mora drejtimin e kompaninë së bashku me vëllain tim Santo dhe vajzën Allegra. Jam shumë krenare që Versace vazhdon të jetë edhe sot e kësaj dite një prej brandeve më të suksesshme në industrinë e modës dhe kulturës moderne.

Kontestimet dhe kritikat kanë qenë të shumta nga fansat e Versaces në rrjetet sociale, duke u shprehur se Versace nuk duhet të pranonte t’i shiste asnjë për qind të aksioneve të saj Michael Kors, duke thënë se ai do ta fundoste këtë kompani shumë shpejt.

Po me anë të një statusi Donatella Versace i është drejtuar të gjithë mbështetësve duke i thënë se shitja e Versaces është besimi që ne kemi në suksesin e saj afatgjatë dhe përkushtimin ndaj këtij grupi të ri global të modës.

Michael Idol ka thënë që “Versace” paraqet “sinonim për luksin italian të modës, ndërkaq blerja e saj ka qenë kthesë e rëndësishme për kompaninë, e cila do ta riemërojë në “Capri Holdings”, frymëzuar nga ishulli i mrekullueshëm i cili njihet si një prej destinacioneve më luksoze të botës.

Pronari i ri planifikon të shtojë numrin e objekteve të shitjes së “Versace”-s nga 200 deri në 300 shitore.

Pos kësaj, planifikon të shtojë qarkullimin për dy miliardë dollarë, pjesërisht me rritjen e përqindjes së këpucëve dhe aksesorëve, të cilat janë të qasshme dhe shiten lehtë.

Michael Kors është i njohur si brend luksoz, edhe pse më pak ekskluziv, ndërkaq çmimet e tij të ulëta arrijnë të kenë klientelë shumë më të gjerë.

Vitin e kaluar e ka blerë brendin ”Jimmi Choo” për afro 900 milionë funte.

Kush është Michael Kors?

Michael Cors ka lindur më 1959 në Long Island të shtetit New York, në SHBA. Ka studiuar aktrimin, mirëpo që nga mosha 14-vjeçare ka vendosur të bëhet disenjator mode.

Është regjistruar në “Fashion Institute of Technology në Nju-Jork, mirëpo pas nëntë muajve e ka braktisur dhe është punësuar në “Lothar’s boutique” në Manhattan.

Cors në vitin 1981 ka lansuarmarkën e vet të parë të gardërobës së femrave. Pastaj ka punuar për “Chapter 11”, më 1993, mirëpo edhe atë punë e ka braktisur më 1997 kur sërish ka lansuar markën e vet të gardërobës me çmime të ulëta.

Ai ka qenë disenjatori i parë për gardërobën e femrave “Ready to wear” në shtëpinë luksoze të modës “Celine”. E ka braktisur Shtëpinë e modës “Celine” më 2003, për t’u përqendruar sërish në bendin e vet.

Kjo kompani, e ka ndërtuar imazhin e saj me shumë kujdes, gjë që ia ka rritur asaj besimin ndër vite, duke veshur kështu disa prej emrave më të njohur si Princeshë Diana, Demi Moore, Elizabeth Hurley, etj. /Telegrafi/