Oficerja e inteligjencës, Gina Haspel u emërua si drejtoreshë e CIA-s në Amerikë dhe zëvendëson Mike Pompeo, i cili do të marrë postin e Sekretarit të Shtetit pas ikjes së Rex Tillerson-it.
Haspel u vendos zëvendësdrejtoreshë e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) më 7 shkurt të 2017 dhe me këtë post të ri do të shndërrohet në femrën e parë që ka mbërritur në postin më të lartë të agjencisë ikonë të inteligjencës amerikane, kur senati ta ratifikojë këtë emërim. “Pas 30 vitesh si zyrtare e CIA-s ka qenë një nder të shërbeja si zëvendësdrejtoreshë bashkë me Mike Pompeo-n përgjatë vitit të fundit,” – u shpreh Haspel për “Washington Post”.
Sipas profilit të saj zyrtar, Haspeli hyri në CIA në vitin 1985 dhe ka një përvojë të gjerë në operacione jashtë Amerikës duke përfshirë edhe destinacione me profil të lartë si Londra, duke drejtuar shumë nga këto zyra jashtë Amerikës. Në Shtëpinë e Bardhë ka mbajtur postin e zëvendësdrejtoreshës të NCS (shërbimi klandestin kombëtar), ka qenë shefe kabineti për drejtorin e të njëjtit departament si dhe zëvendësdrejtoreshë e inteligjencës jashtë dhe për aksione të fshehta.
Ka marrë çmimin “George H. W. Bush” për luftën kundër terrorizmit, çmimin “Donovan”, medalja e Meritës në inteligjencë si dhe çmimin Presidencial të Rangut, çmimi më prestigjioz ndër shërbimet publike në nivel kombëtar. Lindi në 1956 dhe është 61 vjeçe, por pak dihet për jetën e saj personale. Kur filloi ngjitjen si zëvendësdrejtoreshë doli një e kaluar si drejtoreshë e një “black site-i”, një burg sekret në Tajlandë, përcjell Bota.al.
Haspel ka qenë në krye të operacionit “sytë e maces”, ku Abu Zubaida dhe Abd al Rahim Al Nashiri, të dyshuar për lidhjet me grupin terrorist të Al Qaeda-s u pyetën për të marrë informacion. Në 2009 presidenti Barack Obama e çmontoi “black site” e CIA-s, por Trump-i ka treguar në të kaluarën se ka qëllim të riinstalojë.
Këto burgje klandestine jashtë Amerike që kanë funksionuar nga 2003-2005 lejonin që shërbimet e inteligjencës të merrnin informacione pa qenë nevoja për praktika ligjore dhe njerëzore që ekzistojnë në Amerikë.
Trumpi është i bindur se marrja në pyetje në këto burgje sekrete ka dhënë fryte. Pas Tajlandës Haspeli ka punuar në 2005 si shefe e kabinetit të Jose Rodriguez-it, drejtor i shërbimit klandestin kombëtar. Mike Pompeo e ka përshkruar Haspelin si një lider të lindur me aftësi të pazakonta duke i frymëzuar ata me të cilët punon. Megjithatë ka edhe nga ata që janë skeptikë. “E kaluara e saj e bën të papërshtatshme për këtë pozicion,” -tha një nga demokratët në një letër drejtuar Trumpit. “Ajo është thjesht e jashtëzakonshme,” – tha Mike Morell-i, ish drejtor i CIA-s dhe një opozitar i Trumpit.
Posti i zëvendësdrejtorit nuk kërkon ratifikim dhe kjo është arsyeja se pse nuk pati polemika kur u vendos para një viti, por ngjitja e saj në kreun e shërbimeve inteligjente pritet të shkaktojë një debat në senat dhe Haspel do të jetë e detyruar të thirret për t’u përgjigjur pyetjeve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit