Familja Rockefeller-ve ka disa shekuj të paktën që përmendet për rolin e tyre veçanërisht në fushën e ekonomisë. Megjithëse tejet të pasur, familja Rockefeller përbëhet nga 21 anëtarë.
David Rockefeller që ndërroi jetë këtë të hënë, lindi më 12 qershor të vitit 1915 në Manhattan. Babai i tij ishte gjithashtu shumë i pasur, ndërsa nëna e tij, ishte e bija e Nelson Aldrich, një senator i pasur nga Rhode Island.
Vëllezërit dhe motrat e tij kanë ndërruar jetë më herët, çka e bëri Davidin të trashëgonte gjithë pasurinë. Jeta e tyre siç thuhet, është e përqendruar në filantropi.
David, më i riu, u rrit në një rezidencë në 10 West 54th Street, vendbanimin më të madh privat në qytetin e Nju Jorkut në atë kohë. David ka publikuar edhe një libër autobiografik në vitin 2002 “Kujtime”, dhe është i pari nga familja që shkruan një libër të tillë.
David ishte 21 vjeç kur vdiq babai i tij. Arsimin e tij të hershëm e mori në shkollën eksperimentale Lincoln në Manhattan, e themeluar nga filozofi amerikan John Dewey dhe financuar nga Fondacioni Rockefeller për të sjellë së bashku fëmijët nga prejardhje të ndryshme sociale.
Më pasi, ai ka studiuar në Harvard duke u diplomuar në vitin 1936 dhe më vonë kaloi një vit në Shkollën Ekonomike të Londrës, një vatër e intelektualëve të majtë. Z. Rockefeller mori një Ph.D në ekonomi nga Universiteti i Çikagos në vitin 1940.
Gjatë periudhës së Depresionit të Madh, ai paraqiti ide liberale për financimin e deficitit gjatë depresioneve. Nocioni liberal i Rockefeller ishte një lajm i madh, pasi ata ishin të njohur për kundërshtimin e ashpër ndaj presidentit Franklin D. Roosevelt.
Në vitin 1940, David u martua me Margaret McGrath, e njohur si Peggy, të cilën e kishte takuar 7 vite më parë kur ishte student në Harvard ndërsa ajo ishte në shkollën Chapin në Nju Jork. Gruaja e tij, ishte një konservatore e dedikuar, ndërsa vdiq në moshën 80 vjeçare në vitin 1996, duke lënë pas 6 fëmijë.
Ai e filloi karrierën e tij bankare në vitin 1946, si një menaxher asistent me Bankën Kombëtare Chase, i cili u bashkua në vitin 1955 me Bankën e Manhattan për t’u bërë Chase Manhattan.Në fund të viteve 1940, ai zëvendësoi nënën e tij në bordin e muzeut të artit modern dhe përfundimisht u bë kryetar i saj.
Zgjerimi global bankar
Rritja e zotit Rockefeller në sektorin bankar ishte e shpejtë. Nga 1961, ai ishte president i Chase Manhattan dhe bashkë-shefi ekzekutiv i saj me George Champion. Më vonë, në vitin 1969, Rockefeller u bë President i bankës dhe shef ekzekutiv dhe atëherë ishte në gjendje për të zgjeruar praninë e bankës së tij në çdo kontinent.
Ai e konsideroi si “markë të diplomacisë personale” takimet me krerë shtetesh, të cilat ishin vendimtare për përparimin e interesave të tij.
Në vitet ’70-t, banka e tij kishte pronësinë më të madhe të letrave me vlerë pas krizës që përfshiu qytetin e Nju Jorkut, ndërsa Chase ka portofolin më të madh të kredive me probleme.
Në vitin 1975, Rezerva Federale e konsideroi Chase një “problem” bankar, ndërsa një vit më herët banka ishte përfshirë nga një skandal në lidhje me fshehjet financiare, ku auditi i brendshëm zbuloi se llogaria e saj tregtare ishte mbivlerësuar me 34 milionë dollarë dhe se humbjet ishin nënvlerësuar. Kjo shkaktoi humbje prej 15 milionë dollarë të ardhura neto për bankën.
Banka hapi edhe selinë e saj 64 katesh në Wall Street, një investim tejet i madh, çka ndihmoi në rigjallërimin financiar dhe inkurajoi projektin e World Trade Center.Nga 1976 deri më 1980, të ardhurat e bankës u dyfishuan dhe tejkaluan rivalen e vjetër të saj, Citibank, në kthimet mbi aktivet, një tregues kritik të përfitimit të një banke.Edhe pasi u tërhoq nga menaxhimi aktiv në vitin 1981, z Rockefeller vazhdoi të shërbejë Chase si kryetar i këshillit të saj ndërkombëtar këshillues.
David Rockefeller kurrë nuk ka folur se sa pasuri zotëron, por në vitin 2015, revista prestigjioze ekonomike Forbes e ka vlerësuar pasurinë e tij mbi 3 miliardë dollarë, transmeton oranews.
Është vlerësuar se ka takuar më shumë se 200 sundimtarë në më shumë se 100 vende dhe është trajtuar shpesh si një “kryetar shteti”.
Sipas Rockefeller, Chase ishte banka e parë amerikane që ka hapur zyra në Bashkimin Sovjetik dhe në Kinë, ndërsa në vitin 1974, i pari që hapi një zyrë në Egjipt pas krizës së Suezit të vitit 1956.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Të gjitha vendet e BE-së konfirmojnë mbështetjen për kufijtë e Ukrainës – përveç njërit

Kryeministri kroat i reagon Vuçiqit: Nuk kemi nevojë të marrim leje nga NATO e as Serbia, për bashkëpunim me Kosovën dhe Shqipërinë

Ukrainasit me vetëm një goditje me HIMARS shkatërrojnë tri sisteme artilerike të koreano-veriorëve

DW: Vuçiq mori një paralajmërim nga NATO se i ka skaduar afati

Trump ka hequr një gjë nga Zyra Ovale që ka qenë atje për 50 vjet. Por pse?

Kina ekzekuton katër kanadezë për krime droge

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

'Godet' Xheneta, publikon përgjimet telefonike me Drilonin ku ai bën bisedë intime me të dhe i thotë se nuk ka më interes për Sarën

Reagon Driloni pas publikimit të bisedave telefonike nga Xheneta: Gjesti nuk ia dha dhe e kërkon te unë - ajo ka dëshirë të jetë në vëmendje

Xheneta i kundërpërgjigjet prapë Drilonit: Më ke thirrur në Dubai, i kam të gjitha në telefon - menaxheri yt më ka lutur që t'i fshij videot

Prodhuesit amerikanë të armëve “do të mbahen larg” nga plani i ri masiv i shpenzimeve të mbrojtjes të BE-së

Pas publikimit të përgjimeve telefonike, reagon Xheneta: Jam kërcënuar nga Driloni dhe menaxheri i tij

"Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë", Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn