Telegrafi

Kush është Antonia Farias – gruaja që e përqafoi Lionel Messi pasi fitoi Botërorin e që të gjithë menduan se ishte nëna e tij?

Finalja e Kampionatit Botëror 2022 do të mbetet në histori si ndër të tjerash, dita kur Lionel Messi më në fund fitoi Kupën e Botës me ekipin e Argjentinës.

Pasi Gonzalo Montiel shënoi penalltinë e katërt në gjuajtjen dramatike, argjentinasit u konfirmuan si kampionë dhe filluan urimet për të gjithë, duke përfshirë Lionel Messin i cili u shpall gjithashtu si lojtari më i mirë i turneut. Krahas festimeve me gruan dhe fëmijët, ka ndodhur një moment emocionues kur një grua e ka përqafuar lojtarin në mënyrë “të egër”. Videoja në fjalë u bë shpejt u bë virale në media dhe rrjetet sociale, shkruan AS.

Edhe pse në fillim disa media që raportuan për të e ngatërruan gruan me nënën e Messit, Celia Maria Cuccittini, dhe të tjerët me Adrianan, nënën e Kun Agueros, në fakt nuk ishte asnjëra prej tyre. Megjithatë, ishte dikush që ka një rol të rëndësishëm në Përfaqësuesen e Argjentinës – pikërisht Antonia Farias.

Antonia Farias, 42 vjeçe, ka punuar me Messin për një dekadë dhe është një anëtare kryesore e ekipit të Argjentinës, pasi ajo është një nga kuzhinieret që i shoqëron lojtarët në çdo udhëtim, sipas Infobae.

Duke gërmuar më tej në historinë e saj, Gazeta Prensa Libre, raporton se Antonia është me origjinë nga Fortin Olmos, në provincën e Santa Fe. Përveç Kampionatit Botëror, Farias ishte pjesë e delegacionit argjentinas në fushatën e tyre triumfuese të ‘Copa America’ në Brazil, si dhe atë në ‘La Finalissima’.

Antonia punon ngushtë me Diego Iakovone, i cili është përgjegjës për zonën e kuzhinës. Pavarësisht se puna e saj nuk shihet aq shumë sa pozicionet e tjera në skuadrën e përgjithshme, Farias është vlerësuar për punën e saj dhe për kënaqësinë e futbollistëve me disa pjata pas ndeshjeve, për të cilat thuhet se është e dashur nga të gjithë lojtarët.

Në ditët e kaluara, Kun Aguero tha se pas fitoreve, lojtarëve u lejohet një vakt abuzimi me ushqim jo të shëndetshëm.

“Pas ndeshjes ka një gatim ‘Napolitan milanese’ me patate të skuqura. Është si një lloj motivimi. Disa hanë, të tjerët hanë çfarëdo që të vijë. Lejohet, ju themi ne”, ka thënë Aguero. /Telegrafi/