LAJMI I FUNDIT:

Kusari: Shoferi që sapo merr patentën në Kosovë, mund të vozisë një Porsche apo Maserati (Video)

Kusari: Shoferi që sapo merr patentën në Kosovë, mund të vozisë një Porsche apo Maserati (Video)

Njazi Kusari, ekspert i komunikacionit, ka thënë se nuk ka ligje në botë që janë të përsosura, por individët e forcojnë ligjin.

Kusari në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin, në RTV Dukagjini, ka thënë se ligji duhet ta përcaktojë edhe llojin e automjetit që duhet ta vozisë drejtuesi i mjetit, pasi sipas tij nuk është e njëjtë të voziten vetura të shpejtësive të ndryshme dhe kubikazheve të ndryshme.

“Paramendojeni sikur një shofer i ri ta vozisë një automjet me 500 kuaj fuqi, është një katastrofë, por ligji ja mundëson këtë”, ka thënë ai, duke shtuar se dikush që sapo merr patentën mund ta vozisë edhe një Porsche apo Maserati.


Kusari, i cili ushtron edhe rolin e instruktorit, ka thënë se pagesa për këtë kategori është shumë e ulët, për të kërkuar kualitet.

“Instruktorët kanë paga minimale dhe nuk mund të kërkohet nga ta kualitet”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Njohësi i çështjeve të komunikacionit ka thënë se shenjat e trafikut në Kosovë janë të vendosura me vonesë.

“Në Kosovë synohet vetëm si të merret patenta. T’i ofrohet dikujt në Perëndim patentë shoferi, ai të ofendon, sepse ka një vetëdijesim kolektiv”.

Ai ka shprehur shqetësim që një numër i madh i shoferëve në Kosovë përdorin telefonat gjatë vozitjes.

“Kur një vozitës e përdor telefonin ai as nuk sheh rrugën e as nuk dëgjon zhurmat nga trafiku”, ka deklaruar Kusari./ Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Kalo në kategori