LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila premton se do ta lë mandatin e deputetes nëse rizgjidhet kryetare e Gjakovës

Kusari-Lila premton se do ta lë mandatin e deputetes nëse rizgjidhet kryetare e Gjakovës

Mimoza Kusari Lila me të marrë mandatin e deputetes, është dorëhequr nga pozita e kryetares së Komunës së Gjakovës. Por, që më pas ajo ka shpallur kandidaturën e saj për zgjedhjet lokale të 22 tetorit për të marrë në Gjakovë edhe një mandat si kryetare.

Rikandidimin e saj, Kusari-Lila e ka arsyetuar me vazhdimin e projekteve me rëndësi për këtë qytet, njofton Klan Kosova. “Është e rëndësishme që këto projekte të vazhdojnë.”

“Komuna e Gjakovës është projekt që kërkon përkushtim, ka vështirësi që jemi ballafaquar për shkak të paqartësisë politike që po e ndjek Kosovën edhe këto ditë, në ë këtë hapësirë kohore që isha në Parlamentin e Kosovës.”


“Rrjedha e ngjarjeve në Kosovë më bëri skeptike, janë 42 milionë euro projektet të filluara gjatë qeverisjes time dhe rrezikimi i të gjitha këtyre nuk përkon me përgjegjësinë e një individi që dëshiron të ketë një projekt të suksesshëm”, ka shtuar ajo në Info Magazine.

Më tej Kusari-Lila ka pohuar se nëse merr edhe një herë besimin e qytetarëve të Gjakovës, do ta lë mandatin e deputetes në Kuvendin e Kosovës.

“Pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve lokale, atëherë natyrisht se heq dorë nga pozita e deputetes”, ka deklaruar ajo.

“Nuk mund të jesh në dy pozita, atë të deputetes dhe kryetares, prandaj kur kam bërë betimin si deputete, jam tërhequr nga pozita e kryetares”, ka vazhduar ajo.

Kusari-Lila më tej, ka thënë se pret që në Gjakovë të zhvillohet një garë e fortë në zgjedhjet lokale.

“Natyrisht një garë e projekteve për qeverisjen më të mirë të Gjakovës”, ka shtuar ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Kalo në kategori