LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila: Pas vendosjes së taksës, dialogu nuk ka kuptim

Kusari-Lila: Pas vendosjes së taksës, dialogu nuk ka kuptim

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, në radhët e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka folur për taksën doganore 100 për qind, që Kosova e ka vendosur për produktet e Serbisë dhe të Bosnje dhe Hercegovinës. Sipas saj, ky vendim i Qeverisë është i domosdoshëm dhe mekanizmi i vetëm për ta kushtëzuar Serbinë.

Ish-ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, thotë se reagimet e Federica Mogherinit për taksën 100 për qind, janë të njëanshme. Ajo thotë se prodhuesit kosovarë do të përfitojnë nëse kjo masë nuk do të ndërpritet.

Kusari-Lila thotë se pas vendosjes së kësaj mase, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka kuptim. Ajo shprehet se arrestimet në veri të Mitrovicës, janë të lidhura me taksën që Qeveria e Kosovës i ka vendosur Serbisë dhe janë bërë me urdhër të presidentit Thaçi.


“Prej fillimit kur Qeveria ka paralajmëruar dhe pastaj filloi me zbatimin e masës prej 10 për qind, mendoj se ka qenë një hap i duhur. Në fakt, është i vetmi mekanizëm që Kosova mund ta aplikojë në raport me Serbinë. Herën e parë Qeveria e Kosovës ka pasur një vendim shumë të butë, vendim simbolik. Tash ka kuptim vendimi, për arsye se ka ndikim të drejtpërdrejt në mosblerjen apo në vështirësitë për prodhuesit serbë në plasmanin e produkteve të tyre në Kosovë. Nëse hyjmë në një rishikim të krejt asaj se çfarë kemi arritur me Serbinë deri më tash, më tepër kemi regres në këto vitet e fundit sesa që ka një progres. Andaj, një masë e cila kthen në pikën në të cilën Serbia duhet ta shohë se edhe ajo ka nevojë për Kosovën, ka qenë më se e domosdoshme”, ka thënë ndër të tjera Kusari.

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Thaçi nuk merr pjesë në seancë për arsye shëndetësore, Selimi shfaqet me kollare me motive shtetërore

Thaçi nuk merr pjesë në seancë për arsye shëndetësore, Selimi shfaqet me kollare me motive shtetërore

Lajme
Kalo në kategori