LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila: Lista Serbe i dorëzoi mandatet me urdhër të Vuçiqit

Kusari-Lila: Lista Serbe i dorëzoi mandatet me urdhër të Vuçiqit

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila në seancën e sotme të Kuvendit ka folur për situatën në veri.

Ajo ka thënë se duhet të jemi të vetëdijshme dhe të respektojmë mekanizmat shtetërorë dhe bartësit e saj në tërë territorin e vendit në veçanti në katër komunat e Kosovës.

“Atje institucionet e vendit po ballafaqohen me rrethana të reja të cilat erdhën si rezultat i ndikimit dhe presionit të Serbisë dhe Vuciqit në pamundësi të ballafaqimit me realitetin e pashmangshëm për zgjidhjen finale dhe normalizimin e raporteve mes dy vendeve”, tha Kusari-Lila.


Ajo shtoi se qytetarët në veri po përballen me presion dhe dhunë të vazhdueshme.

“Burra dhe gra, djem e vajza të të gjitha etnive po ballafaqohen me presion dhe dhunë të vazhdueshme të projektuar dhe orkestruar nga Serbia për të braktisur punën dhe obligimin e tyre qytetarë”, u shpreh Kusari-Lila.

Shefja e deputetëve të LVV-së, tutje shtoi se deputetët e Listës Serbe dorëzuan mandatet me urdhër të Vuçiqit.

“Deputetët serb me urdhër të Vuçiqit i dorëzuan mandatet e tyre. Ata edhe kur ishin këtu nuk përfaqësuan interesat e qytetarëve serb në Kosovë”, tha ajo. /Telegrafi/