LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila: Komuna e Gjakovës ka ndërmarrë hapa konkret për fuqizimin e gruas

Kusari-Lila: Komuna e Gjakovës ka ndërmarrë hapa konkret për fuqizimin e gruas

Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari -Lila, ka pritur të mërkurën në takim aktivisten e njohur, këshilltaren kryesore të Shërbimit Evropian për Shërbim të Jashtëm, ambasadoren Mari Marinaki dhe shefen e EULEX-it në Kosovë, Alexandra Papadopoulou, me të cilat ka zhvilluar një takim të ngrohtë dhe tejet miqësor.

Fillimisht kryetarja Kusari – Lila ka njoftuar dy mysafiret me historikun e shkurtër të komunës së Gjakovës, me theks të veçantë për situatën e pasluftës së vitit 1999, me shumë viktima në njerëz e me shumë dëme material por edhe me mungesë të theksuar të rendit e të Ligjit, situatë e cila solli edhe largimin e vazhdueshëm e të rinjve nga vendi.

Në takim është biseduar edhe për gjendjen e gruas në komunën e Gjakovës, roli dhe fuqizimi i pozitës së tyre në shoqëri. Lidhur me këtë, kryetarja Kusari – Lila ka njoftuar se në tri vitet e fundit komuna e Gjakovës ka ndërmarrë hapa konkret për fuqizimin e gruas qoftë në ndërmarrësi qoftë në vendimmarrje.


Ajo ka shtuar se komuna ka ndarë grante për një numër të konsiderueshëm të bizneseve që udhëhiqen nga gratë, ndërsa ka subvencionuar edhe gratë fermere, duke i ndihmuar ato që të jenë të suksesshme në sfera të ndryshme të agrikulturës.

Nga ana tjetër, ambasadorja Marinaki e ka përgëzuar kryetaren Kusari – Lila për të gjitha sukseset e arritura, duke thënë se ajo është shndërruar në një model pozitiv jo vetëm në fuqizimin e gruas, por edhe në drejtimin e institucionit të komunës në përgjithësi.

Ambasadorja Marinaki por edhe shefja e EULEX-it Papadopoulou kanë thënë se me tërë autoritetin e tyre do të jenë në mbështetje të komunës së Gjakovës dhe kryetares Kusari – Lila, si një formë e mirë e nxitjes edhe të grave tjera për ndërmarrjen e hapave të ngritjes në politikë e vendimmarrje, por edhe në sfera tjera të jetës.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori