“Me këtë vendim, gjykata më privoi nga e drejta ime bazike që të bëj pyetje ndaj të pandehurit”, ka deklaruar Kusari-Lila.
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari – Lila, e ka konsideruar shqetësues vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila ka njoftuar sot se tashmë i akuzuari Emin Lati, ka arritur marrëveshje me Prokurorinë për pranim të fajësisë për kanosjen ndaj saj.
Në një lidhje direkte në emisionin “Magazina” në Radio Dukagjini, Kusari-Lila ka thënë se i akuzuari Lati ka pranuar veprën penale të “Kanosjes”, ndërsa ka shtuar se prokuroria ka hequr dorë për veprën tjetër penale, atë të “Nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”.
“Ditë më parë është prezantuar avokati im me një marrëveshje të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, me të pandehurin pa asnjë informatë paraprake për mua si e dëmtuar në rast. I pandehuri ka qenë i akuzuar për dy vepra penale, ‘nxitje e përçarjes dhe mosdurimit’ dhe ‘kanosje’, e prokuroria e vendosi që ta largojë nga kjo vepër penale duke e akuzuar vetëm për kanosje”, ka thënë Kusari-Lila.
Për veprën penale “Kanosje” dënimi rekomanduar është 120 ditë burgim, por se i njëjti mund të shndërrohet në atë me gjobë nga 300 deri në 600 euro, varësisht se si do ta vlerësojë gjykata.
Kusari-Lila, pas pranimit të kësaj kërkese të prokurorisë nga gjykata, ka thënë se është shqetësuese se si trajtohen kërcënimet ndaj grave, sidomos në një deklarim publik.
Ajo ka kritikuar gjykatën se ia privoi të drejtën bazike që të bëjë pyetje ndaj të pandehurit.
“Jam shumë e shqetësuar për secilën grua që nuk ka zë të prezantojë padrejtësitë që i bëhen, e pashë çfarë bëhet kur përballesh vetëm me një rezultat të arrirë në mënyrë që i pandehuri të mos përballet as me pyetje të prokurorit e gjykatësit. Me këtë vendim, gjykata ma mohoi të bëj pyetje të drejtpërdrejta të pandehurit. Më privuan nga e drejta ime bazike që të bëj pyetje ndaj të pandehurit”, ka vijuar ajo.
E dëmtuara, Kusari-Lila, ndër të tjera tha se nga i akuzuari Lati nuk e ka ndier asnjë moment reflektimin lidhur me veprën penale që e ka konsumuar, dhe se sipas saj, pikërisht gjuha e përdorur ka pas qëllim nxitje të urrejtjes dhe sulmin eventual fizik ndaj saj.
Në seancën e sotme, i akuzuari Lati tha se deklarimet e tija në televizionin “T7” i ka dhënë pasi është ndier i shqetësuar nga deklarimet e Kusari-Lilës, duke shtuar se për deklarimet dhëna ndjen keqardhje.
Emin Lati ngarkohet me dy vepra penale, për “Kanosje” dhe për “Nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”.
Sipas aktakuzës, Lati akuzohet se në emisionin “Frontal” në “T7”, në korrik të 2023-ës, ka kanosur Kusari-Lilën, e cila është edhe shefe e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes.
Sipas aktakuzës, në emisionin televiziv kishte thënë se “Jena ligë na veteranët se atë duhet me e ngreh zhag nëpër asfalt derisa të ja qesim eshtrat në tokë”.
Veç kësaj, Lati akuzohet edhe se ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje ndaj deputetes Kusari-Lila në mënyrë që të prishë rendin publik.
Aktakuza ndaj Latit është ngritur më 11 janar 2024 nga prokurorja Rukije Sheshivari.
Në Polici, Lati kishte thënë se ka deklarimet në emisionin Frontal i ka pasur emocionale.
Ai ka thënë se ishte ndier i ofenduar dhe keq emocionalisht kur kishte dëgjuar “përgjimet e Mimoza Kusari-Lilës me një deputet serb që ka folur për heqjen e veteranëve nga ligji për pagën minimale”.
Kusari-Lila kishte ushtruar kallëzim penal ndaj Latit, duke deklaruar para organeve të hetuesisë se qenë periudhë sfiduese për sigurinë e saj dhe të familjes së saj pas deklaratave të Latit.
“Deklaratat e tilla po që ka ndjellë dhunë, ka bërë thirrje për cenimin e integritetit tim fizik, dhe si e tillë jam e bindur se duhet të sanksionohet me të gjitha masat ligjore në mënyrë që si praktikë të mos përsëritet ndaj askujt…”, kishte deklaruar Kusari-Lila.
Kusari-Lila kishte deklaruar se ndjehet e kërcënuar dhe e abuzuar nga deklaratat publike të Latit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ish-ambasadori në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Klinika universitare për radioterapi dhe onkologji: Pas tetë viteve është vënë në funksion akceleratori linear

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

“Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë”, Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit