Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka vlerësuar se dialogu me Serbinë është në kaos total për shkak të kërkesës së BE-së për heqjen e taksës dhe insistimit të Kosovës për ta mbajtur taksën deri në njohjen nga Serbia.
Ajo ka thënë të dielën, se mosinkuadrimi i dy partive më të mëdha në dialog ka bërë që ekipi negociator mos ta ketë peshën unifikuese dhe negociuese.
“Miratimi i rezolutës për dialog në Kuvend në formatin se si është bërë, gjegjësisht me mosinkuadrimin e dy partive më të mëdha opozitare, bën që ekipi për dialog nuk mund ta ketë peshën unifikuese dhe forcën negociuese. Situata politike në Kosovë kërkon domosdoshmërisht uljen në një tavolinë të të gjitha partive politike shqiptare për t’i diskutuar afatet kohore qoftë edhe për përcaktimin e datës së zgjedhjeve të reja, në mënyrë që të kemi një agjendë të mirëfilltë”, ka thënë ajo.
“Dialogu me Serbinë është në kaos total për arsye se në njërën anë kemi kërkesën e vazhdueshme të Bashkimit Evropian për heqjen e taksës, në anën tjetër qëndrimin e Kosovës për mbetjen e taksës deri në njohjen nga Serbia. Si do të dialogojë Kosova dhe a do të mbetet ky delegacion vetëm si delegacion shëtitës në diskutimet me BE-në, kjo mbetet të shihet. Megjithatë, fillimi nuk është premtues. Alternativa nuk është pjesë e ekipit për shkak se tashmë nuk mund të ketë ndonjë rezultat konkret dhe ajo që është shkaktuar deri më tani me procesin e dialogut nuk mund të rregullohet. Alternativa me një vendim gati unanim të kryesisë së saj ka vendosur që para se të ngutemi që të kemi ekipin ta trajtojmë situatën e brendshme politike në Kosovë, të kemi një konsensus të partive politike dhe vetëm pasi të arrihet ky konsensus të jemi pjesë e procesit të dialogut”, ka deklaruar Kusari-Lila, për “Epoka e re”.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës ka deklaruar se nuk do të mund të ketë vazhdim të dialogut në këto rrethana dhe me këtë përbërje të ekipit negociator.
“Shanset janë minimale që të arrihet çfarëdo marrëveshje. Nuk besoj se do të kemi vazhdim të dialogut në këto rrethana dhe me këtë përbërje të ekipit”, ka thënë ajo.
Sipas saj, zgjidhje për situatën e krijuar në Kosovë dhe për kaosin institucional janë zgjedhjet e jashtëzakonshme për kohën e organizimit të të cilave duhen marrë vesh partitë mes vete.
“Absolutisht se zgjidhje për situatën e krijuar në Kosovë dhe për kaosin institucional janë zgjedhjet e jashtëzakonshme, për kohën e organizimit të të cilave duhen marrë vesh partitë mes vete. Qëndrimi ynë dallon me ata sepse ne mendojmë se duhet të ketë një qëndrim mes partive politike. Qeverisja Haradinaj nuk e ka potencialin dhe mundësinë që të bëjë zhvillime pozitive për Kosovën, prandaj vetëm po e degradon shtetin”, ka deklaruar Kusari-Lila.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore

Kritikohen vonesat për gjykimin e "Banjskës", konsiderohet rast me interes kombëtar që duhet trajtuar me prioritet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore