LAJMI I FUNDIT:

Kurz të martën vjen në Kosovë, temë diskutimi do të jetë edhe dialogu me Serbinë

Kurz të martën vjen në Kosovë, temë diskutimi do të jetë edhe dialogu me Serbinë

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, ditët e para të javës së ardhshme pritet të jetë për një vizitë në Kosovë dhe Serbi.

Sipas mediave austriake, përcjell Telegrafi, Kurz, të hënën dhe të martën planifikon të takohet me krerët e shteteve dhe krerët e qeverive në të dy vendet.

Po sipas mediave në fjalë, diskutimet do të mbulojnë përveç çështjeve dypalëshe, veçanërisht rreth konfliktit në mes të Serbisë dhe Kosovës, edhe çështjet rreth afrimit drejt BE-së.


“Kurz të hënën udhëton për në Beograd, ku takimet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe me kryeministrin Ana Brnabiq janë në program. Në mbrëmje, Kancelari Federal vazhdon në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Takimet me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj janë planifikuar të martën”, shkruan “TirolerTageszeitung”.

Udhëtimi i tij do shkurtër kuptohet si një “shenjë e qartë e mbështetjes për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe afrimin e kësaj pjese me BE-në”.

Në vizitën e tij, shkruan ky medium, ai dëshiron “të inkurajojë përparimin e mëtejshëm në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës” – sepse kjo është kërkesa themelore për anëtarësimin në BE.

“BE nuk do të jetë e plotë deri sa vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtarë të BE-së”, citohet të ketë thënë Kurz. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Kalo në kategori